katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Mbyllet Panairi i Librit `Prishtina 2025`
    4 hours ago
    Tirana mirëpret nesër diplomacinë e Evropës Juglindore
    15 hours ago
    Mot i nxehtë edhe të dielën
    15 hours ago
    SHBA falënderon qeverinë edhe popullin e Kosovës për partneritet
    15 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Mbi 500 vende shtesë këtë vit akademik në UP
    4 hours ago
    BE rrit mbështetjen për hekurudhat shqiptare
    14 hours ago
    17 vjet nga hyrja në fuqi e Kushtetutës së Kosovës
    9 hours ago
    Rame Lahaj fton Marigona Qerkezin në RLIOF e sivjetmë
    15 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Nesër hapet FemArt 2025 me performancën e Shkodrës Elektronike
    4 hours ago
    James Brown, nga vallëzimi në rrugët e qytetit deri te fama botërore
    4 hours ago
    Si Lil Wayne u bë Kobe Bryant-i i repit
    9 hours ago
    David dhe Victoria Beckham, zyrtarisht ‘Sir’ dhe ‘Lady’
    14 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
    2 days ago
    Të rinjve, ChatGPT po ua zëvendëson edhe psikologun
    4 days ago
    A duhet të investoni tani në kriptovaluta?
    6 days ago
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    1 week ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    A e mbron kafeja mëlçinë nga prekja e sëmundjeve?
    2 days ago
    Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës
    4 days ago
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    2 weeks ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    9 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Getaway Magazine: Shqipëria, vendi sekret i Mesdheut ku çdo përvojë ka shijen e një zbulimi
    4 days ago
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    2 weeks ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    2 weeks ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: ‘Brenda 5 viteve do të ndërtohen dhe rinovohen 27 stadiume’
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

‘Brenda 5 viteve do të ndërtohen dhe rinovohen 27 stadiume’

Last updated: 23/09/2023 11:50 AM
243 Shikime
Shpërndaje
Foto: Hajrullah Çeku /Facebok

Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku ka thënë se brenda pesë viteve të ardhshme në Kosovë planifikohet të ndërtohen dhe rinovohen 27 stadiume, duke përfshirë edhe stadiumin nacional

Brenda pesë viteve të ardhshme në Kosovë planifikohet të ndërtohen dhe rinovohen 27 stadiume, duke përfshirë edhe stadiumin nacional.

Ky është plani që e ka zbuluar ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku. Ai ka thënë se është arritur marrëveshja me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), UEFA-n, FIFA-n dhe 16 komuna të Kosovës për zbatimin e këtij projekti në mënyrë që Kosova të jetë gati me infrastrukturë sportive për Lojërat Mesdhetare të vitit 2030.

Mundesh me e lexu edhe…

Mbi 500 vende shtesë këtë vit akademik në UP

“Ne e kemi nisur para disa muajsh në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës, me disa kryetarë të komunave një plan të përbashkët për konsolidimin e infrastrukturës së futbollit në vendin tonë. Tashmë kjo korrespondon edhe me planin që e kemi për Lojërat Mesdhetare, por ky është një proces që ka nisur më herët për të cilin ne kemi pasur një vizitë në dy shtëpitë botërore të futbollit në UEFA dhe në FIFA, jemi takuar me presidentët përkatës dhe e kemi mbështetjen e tyre profesionale, do të synojmë edhe financiare që të na ndihmojnë në këtë ndërmarrje të madhe shtetërore. Tashmë e kemi një memorandum të përbashkët me 16 kryetarë të komunave dhe me kryetarin e Federatës së Futbollit ku i ndajmë detyrat bashkërisht në lidhje me konsolidimin e infrastrukturës së futbollit. Pra, po flasim për 27 projekte të infrastrukturës së futbollit, një pjesë e tyre janë renovime, një pjesë e tyre janë ndërtime nga e para”, ka thënë Çeku për Kosovapress.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Nga ky projekt, me stadiume të rinovuara ose krejtësisht të reja pritet të bëhen shumë komuna, si Prishtina, Prizreni, Gjilani, Peja, Gjakova e Ferizaj.

“Si obligim në raport me Lojërat Mesdhetare, ne jemi zotuar për ndërtimin e stadiumit nacional të Kosovës dhe ky stadium tashmë do ta kalojë fazën e një studimi dhe një masterplani për të gjitha lojërat ku përcaktohet lokacioni, kapaciteti, për stadiumin nacional të Republikës së Kosovës. Përveç kësaj, kemi nisur me procedurat për ndërtimin e stadiumit të ri në Bërnicë, në Prishtinë, do të jetë një stadium ndihmës për nevojat e klubeve të kryeqytetit të Kosovës. Në Pejë, shkojmë me renovim total të stadiumit të qytetit ‘Shani Haxhiislami’… Në Ferizaj, çështja është pak më specifike, nuk e kanë një stadium të dinjitetshëm qyteti i Ferizajt. Edhe aty ministria e ka të kontraktuar në operator që po e bën studimin e fizibilitetit, pra për përcaktim të lokacionit si hap i parë dhe në momentin që përcaktohet lokacioni, do ta hartojë projektin zbatues për stadiumin e ri të Ferizajt… Renovimi i stadiumit të qytetit në Gjakovë që është një projekt ku kontribuon edhe Komuna e Gjakovës… Me ‘Përparim Thaçin’ në Prizren një fazë e kemi përfunduar dhe tashmë ka mbetur vetëm faza e fundit që e funksionalizon në tërësi stadiumin e qytetit ‘Përparim Thaçi’ në Prizren”, ka thënë tutje Çeku.

Nga plani për përgatitjen për Lojërat Mesdhetare pritet të përfiutojnë edhe komunat më të vogla si Shtimja, Suhareka, Rahoveci e Malisheva.

“Në Shtime, ka nisur procedura për kontraktimin e operatorit që do ta bëjë renovimin e stadiumit të qytetit në Shtime, ndërsa njëjtë do të jemi edhe me stadiumin e ri të Rahovecit… Në Drenas është në vazhdimësi ndërtimi i stadiumit të Drenasit. Edhe aty po shohim mundësinë e mbështetjes financiare për komunën që ta përfundojmë sa më shpejtë këtë stadium. Për të vazhduar me stadiume të tjera lokale, është stadiumi i Pozharanit në Viti, është stadiumi i qytetit në Malishevë ku po e bashkëfinancojmë me komunën dhe është projekt që është duke u realizuar edhe premtimi i operatorit është që deri në fund të vitit përfundon edhe ndërtimi i stadiumit në Malishevë dhe funksionalizohet në tërësi në shërbim të sportistëve. Me Suharekën dhe ekipin tonë kampion dhe të sukseseve ndërkombëtare, Ballkanin, tashmë diskutimet janë intensifikuar me kryetarin e komunës për përcaktimin e lokacionit”, ka shtuar ai.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sa i përket stadiumit nacional, i pari i MKRS-së, zbuloi se ndërtimi i tij ishte kërkesë specifike e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare.

“Po, është një kërkesë specifike e tyre që lidhet sidomos me dy ceremoni kryesore, hapjen dhe mbylljen, kjo është shumë e rëndësishme, por jo vetëm. Edhe futbolli edhe atletika janë sporte shumë të rëndësishme brenda Lojërave Mesdhetare dhe ne duhet t’i sigurojmë që për këto do të kemi zgjidhje adekuate. Po, gjithmonë duke u siguruar që këto ndërtime të reja nuk i shërbejnë vetëm lojërave. Ne kështu e kemi argumentuar edhe vizionin tonë kur e kemi paraqitur kandidaturën.”, ka shtuar tutje i pari i MKRS-së.

Sipas Çekut, kostoja për ndërtimin e stadiumit nacional do të jetë shumë e lartë dhe se për këtë janë duke kërkuar fonde edhe nga shtete të tjera.

“Kostoja do të jetë e madhe sepse po flasim për stadiumin me kapacitetin më të madh, po besoj unë, të Kosovës dhe në këtë kuptim ne do të kërkojmë edhe burime të tjera të financimit. Pra, jemi dakorduar brenda qeverisë edhe me ministrin e Financave që të synojmë të sigurojmë fonde edhe nga shtete të tjera edhe nga burimet alternative që ta mbulojmë më lehtë koston e ndërtimit të stadiumit nacional të Kosovës… Ligji i ri i sportit e trajton në mënyrë të veçantë çështjen e menaxhimit fasiliteteve sportive në vendin tonë. Tashmë jemi në fund të diskutimit, janë disa modele që janë propozuar, sepse kemi parë se si e bën bota këtë punë që të mësojmë nga përvojat e tyre, pak e kemi parë se si ka qenë përvoja jonë, përgjithësisht jo e mirë, me shumë telashe, shpesh barra iu lihet vetëm komunave, raste federatave ose klubeve dhe kjo shkakton kosto të madhe, paaftësi menaxhimi dhe ne nuk e kemi sot një model të qëndrueshëm për menaxhimin e këtyre fasiliteteve sportive”, ka theksuar Çeku.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Duke e cilësuar organizimin e Lojërave Mesdhetare si ngjarjen më të madhe historike për Kosovën, Çeku ka kërkuar mobilizim mbarë shtetëror në mënyrë që në vitin 2030, gjithçka të jetë gati për pritjen e mijëra sportistëve nga tri kontinente në vendin tonë.

“Dikush po thotë që 6-7 vite janë larg sepse nganjëherë kjo çështja e Lojërave Mesdhetare, pak edhe me humor, po interpretohet si diçka e largët e po shihet si një angazhim që vjen dikur më vonë, është e kundërta. Unë mendoj që koha ndoshta nuk është e shkurtër, por çdo ditë duhet punuar për ta arritur targetin e 2030-s sepse nuk po flasim vetëm për stadiume të reja. Ne jemi zotuar në kontratën që e kemi me ICMG-në që do të ndërtojmë të paktën katër fusha të tjera infrastrukturore të sportit dhe njëra nga ato është edhe kompleksi i pishinave olimpike të Kosovës, prapë një ndërmarrje shumë e madhe, jo vetëm në kuptimin e kostos por edhe të kompleksitetit të ndërtimit sepse edhe aty janë standardet shumë rixhide ndërkombëtare… Unë besoj që nëse jemi të mobilizuar të gjithë bashkë do ta arrijmë edhe targetin për ta konsoliduar infrastrukturën fizike sportive, por po aq e rëndësishme është edhe kapaciteti organizativ”, ka theksuar tutje Çeku.

Infrastruktura që do të ndërtohet brenda këtyre pesë viteve dhe organizimi i Lojërave Mesdhetare, sipas Çekut, do të shërbejë për promovim të jashtëzakonshëm të sportistë të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Kujtojmë që pikërisht para një jave, ministri Çeku dhe kryetari i komunës së Gjilanit Alban Hyseni, në një marrëveshjen kanë zotuar 15 milionë euro për ndërtimin e stadiumit të Gjilanit.

“Projekti përfundimtar i Stadiumit të Gjilanit, i cili mungonte, tash është hartuar dhe i gatshëm për zbatim ndërsa buxheti i nevojshëm për financimin e zbatimit veçse është siguruar”, kishte njoftuar ministri Çeku./Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    A është e sigurt ngrënja e frutave në të cilat keni gjetur krimba?
TAGGED:Hajrullah Çekulajme të mirandërtimSportistadiumetoptophome1

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Foto: Telegrafi FIFA miraton gjurmuesin ‘revolucionar’ të AI në atletet e futbollit
Artikulli i ardhshëm George Clooney në moshën 62 vjeçare i veshur plot stil mban vet valixhet në aeroport

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Mbi 500 vende shtesë këtë vit akademik në UP

26 Shikime
Lajme të mira

BE rrit mbështetjen për hekurudhat shqiptare

20 Shikime
Lajme të mira

17 vjet nga hyrja në fuqi e Kushtetutës së Kosovës

24 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?