Për herë të parë në Gjermani po zhvillohet spektakli i The Voice, por që i dedikohet ekskluzivisht repit, përcjell albinfo.ch.
Si trajnerë “The Voice of Germany” ka zgjedhur Kool Savas dhe reperin Dardan.
Gara muzikore që do të zhvillohet çdo të enjte, në natën e parë solli një konkurrente shqiptare, e cila u paraqit me duetin e Noizyt dhe Loredanës ”Heart Attack”, shkruan Albinfo.ch.
Erda Havolli, vetëm 19 vjeçe, zgjodhi reperin me prejardhje shqiptare, edhe pse të dy e kthyen karrigen për performancën e saj.
Madje Erda dhe Dardan shkëmbyen edhe një bisedë në gjuhën shqipe./Katror.info
Përgatiti:
