katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    9 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    9 months ago
    Postimet e fundit
    NVIDIA investon tek vizioni i Mira Muratit
    21 hours ago
    Kongresi amerikan voton me shumicë dërrmuese pro ndihmës për Ukrainën
    21 hours ago
    Moti për fundjavë kryesisht me diell dhe temperatura të larta
    23 hours ago
    Nga aleanca tek interesi – Kosova si destinacion i investimeve amerikane
    2 days ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Për herë të parë mbahet festivali ‘CrossRoads Festival’ në Han të Elezit
    11 hours ago
    Zbulim i madh në mjekësi: ADN nga tre persona, jetë pa sëmundje
    18 hours ago
    Kosova merr pjesë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Fizikës IPhO 2025
    21 hours ago
    Energjia nga dielli – një zgjidhje për kursim
    21 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Shqipëria në kërkim të filmit kandidat për “Oscar”
    18 hours ago
    Dita e 2-të e Cross Roads Festival: Natyrë, art dhe muzikë nën yje
    21 hours ago
    Sonte në Prishtinë: Armend Rexhepagiqi rikthehet me “Dashni e vjetër”
    22 hours ago
    Taika Waititi rikthehet në botën e komikëve me filmin e ri për Judge Dredd
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Samsung lanson Galaxy Z Flip7: Kamerë perfekte, AI i avancuar & dizajn i palosshëm
    1 week ago
    Apple përgatit iPhone 17 Pro Max me super bateri
    2 weeks ago
    Si u bë ‘Labubu’ një fenomen global?
    4 weeks ago
    Threads shton opsionin “Spoiler”: Diskuto pa prish surpriza!
    1 month ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Mos e bëni më këtë gabim! Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj…
    7 days ago
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
    7 days ago
    Vlerat e rralla të dardhave shqiptare – Zbulojini këtu!
    1 week ago
    Djathi më i shtrenjtë në botë shitet për 42,232 dollarë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    10 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Taroudant: Oazi i fshehur që ofron përvojën e vërtetë të Marokut
    3 days ago
    Liqeni i Seferanit, një ndër atraksionet natyrore më të vizituara në Belsh
    5 days ago
    Njihuni me Santorinin, ishullin mbresëlënës grek…
    7 days ago
    Qytetet më të mira për të jetuar për vitin 2025!
    7 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Sopranoja Ermonela Jaho, me famë botërore, rrëfen rrugëtimin e saj drejt suksesit
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Sopranoja Ermonela Jaho, me famë botërore, rrëfen rrugëtimin e saj drejt suksesit

Last updated: 07/10/2023 3:41 PM
127 Shikime
Shpërndaje
Foto: Gramophone

Sopranoja e njohur, Ermonela Jaho, ka qenë sot e ftuara e radhës në sezonin e dytë të podcastit “Flasim”. Jaho, ku rrëfeu si kurrë më parë sfidat që ka hasur gjatë karrierës së saj, rëndësinë e njerëzve që e kanë nxitur të ndjekë ëndrrat dhe “luftën” e bërë për të mos i braktisur kurrë këto të fundit, përcjell albinfo.ch.

Ermonela Jaho është artistja, e cila pas sukseseve, çmimeve dhe arritjeve në karrierë, fsheh pas eksperienca e histori të jetuara në ndjekje të ëndrrave të saj. Sipas saj, dëshira dhe pasioni për të ndjekur këto të fundit qëndrojnë pas suksesit të saj.

“Nuk ka formulë, të them të drejtën, pa bërë shumë histori. Formula e vetme është diçka e brendshme, është ajo energjia, ajo flaka që secili prej nesh ka kur i vë qëllim vetes. Me një punë të jashtëzakonshme, sepse dhe ëndrra më e bukur, edhe ajo që duket diçka e jashtëzakonshme, le të themi, do një punë shumë të madhe, sepse po të kapeshin ëndrrat kaq kollaj, nuk do të kishin këtë magji. Unë e kam dashur jashtë mase. Ndoshta me kalimin e kohës kam kuptuar që këndimi ka qenë kanalizimi ku i shprehja ato ndjenjat e mia të thëna, të pathëna, ku fantazia fluturon dhe nuk ka limit. Të jem shumë e sinqertë, tani po e them, unë kam mbajtur një ditar, një ditar si do të doja unë, domethënë ajo ëndrra që fillonte diku, pikërisht që këtu, në Pallatin e Pionerëve e të tjerë e deri që në një ditë do të doja të këndoja Traviatën në La Scala, Desdemona e Otello e të tjerë në të gjithë teatrot e botës. Një lloj çmendurie, por ishte kjo fantazia që e kisha bërë në një listë; do arrij këtu, do bëj këtë, do bëj atë dhe e kam sot e kësaj dite këtë ditar.

Mundesh me e lexu edhe…

Zbulim i madh në mjekësi: ADN nga tre persona, jetë pa sëmundje

Realiteti tjetër, kur shkoja në lice, siç e përmendët dhe ju, kishte një lloj pabesueshmërie, i vetmi që më besonte ishte im vëlla dhe babi që ndoshta ngaqë donte që unë të fluturoja me ëndrrat e mia, të mos ndalonte thjesht tek ato gjërat që ishin pak të kufizuara e që sot them që të rinjtë i kanë mundësitë. Për shembull, të kishe një klasë me pianoforte ishte e pamundur kur studioja unë në Lice, madje unë mbaj mend që zgjohesha që në 5 të mëngjesit, kush ngrihej i pari me pastruesen të hapte derën e Liceut dhe kush arrinte i pari të kapte një klasë me pianoforte. Ndonjëherë, kur dera ishte e mbyllur, hipja nga dritarja, nja dy herë kam grisur pantallonat, por ishte ajo dëshira e madhe. Nuk ka asgjë që të ndalon sepse e doja, ishte një nevojë shpirtërore. Ky ishte realiteti që prekja me dorë dhe realiteti i bukur ajo fantazia, ajo energjia që unë po e shikoja, po e vizatoja, po projektoja ku do arrija. Duke u kthyer tani, e lexoj, ky është një Notebook që janë bërë ato faqe sikur ka një histori shekullore, por është sepse është shkruajtur në çdo lloj momenti, kur kam qarë, kur kam qenë e trishtuar, e gëzuar, kur kam qenë me bukë në dorë duke shkruar dhe kur e lexoj tani prekem, por dhe jam shumë krenare sepse të gjitha, sikur është kthyer bota nga ana tjetër, të gjithë ato gjëra që kisha shkruar në fantazi e sipër, të gjitha i kam kaluar. E them këtë jo për të treguar ç‘kam bërë, por është dhe një mesazh të cilëve po ua them dhe studentëve tani – sepse jam duke bërë një workshop, të katërtin, – që asgjë nuk është e pamundur. Ëndrrat në momentin që i sheh me sy mbyllur dhe me sy hapur, ti i sheh me të vërtetë”, tregon ajo.

Ermonela Jaho tregon se të jesh soprano është një punë që nuk mbaron asnjëherë. “Unë edhe sot e kësaj dite çdo mëngjes ngrihem, bëj ato ushtrimet e mia fizike, kam gjetur një lloj ritmi sepse këndimi, instrumentin e ke me vete dhe kushtëzohet nga gjendja shpirtërore, nga gjendja fizike, ne këndojmë pa mikrofon dhe mikrofoni ynë është trupi. Këtë gjë ua them dhe studentëve, këngëtarëve të rinj që nuk këndohet vetëm me zë dhe rezonon vetëm kjo pjesa këtu. Është i gjithë trupi instrument, ti këndon me të gjithë trupin. Unë po e zbuloj dita-ditës, edhe duke u rrëzuar sepse njeriu mëson shumë edhe nga gabimet. Kam pasur edhe unë momente shumë të vështira që thoja ta lija fare, por ndonjëherë koha teston pasionin, sidomos në momentet më të vështira.Unë kam kërkuar shumë nga ana fizike, fiziologjike, nga ana profesionale dhe nuk mbaron asnjëherë. Është një kërkim në vazhdimësi dhe edhe sot e kësaj dite e bëj, ushtrime të thjeshta, mund të jetë të shkosh në palestër”./Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:Ermonela JahoMuzikëoperapeoplerrëfimsopranojatophome2

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Mira Murati po formëson të ardhmen e inteligjencës artificiale
Artikulli i ardhshëm Bebe Rexha pozon për kopertinën e ‘Billboard Brasil’

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Shqipëria në kërkim të filmit kandidat për “Oscar”

18 Shikime
People

Dita e 2-të e Cross Roads Festival: Natyrë, art dhe muzikë nën yje

24 Shikime
People

Sonte në Prishtinë: Armend Rexhepagiqi rikthehet me “Dashni e vjetër”

20 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?