Smoothie-t janë nji prej mënyrave ma t’mira me e plotësu normën ditore me vlera ushqyese, pa t’marrë shumë kohë e pa u lodhë shumë. Megjithatë, nganjiherë asht vështirë me gjetë receta që na shijojnë, por që edhe nime kanë benefite t’mëdha.
Që shumica e smoothie-ve nuk bëjnë filozofi e shumë punë e dëshmojnë recetat tona t’thjeshta. Ajo çka luan rol n’përgatitjen e smoothie-ve asht si i kombinon frutat, perimet dhe përbërësit e tjerë. E ne, dorën n’zemër – ua kemi marrë dorën e marreve sa t’shijshme, aq edhe t’shnetshme.
E për me pasë ti ma lehtë se çka mundesh me përgatitë, ne t’i kemi radhitë 5 prej smoothie-ve ma t’mira n’këtë artikull. Mjafton me kliku n’fjalët e hijezume e me u futë direkt n’recetën adekuate. Mandej pjesa tjetër t’mbetet ty me e marrë përsipër. Besa ma e mira e këtyre recetave asht që asnjana nuk t’merr ma shumë se 2 minuta kohë.

Smoothie me ananas asht nji prej smoothie-ve t’cilat ta japin ndjesinë që nuk po pin diçka veç t’shnetshme por t’bajatshme, por që vërtetë po pin diçka që t’shijon. Kremoziteti i jogurtit grek dhe bananes, si dhe aciditeti i ananasit janë komboja ideale për me t’i lumturu shqisat e shijes. Mjafton me i pasë përbërësit e duhur pra!

Nëse je ka don me i ndejtë gati imunitetit gjatë vjeshtës, por pse jo edhe me e pastru pak organizmin prej toksinave, smoothie t’cilin po ta rekomandojmë asht pikërisht pija e duhun t’cilën ti mundesh me e përgatitë brenda 2 minutave. Detox smoothie, ose me e emërtu shqip ma mirë si langu detoksifikues, asht ideal për kando që synon me mirëmbajtë shnetën, por, ndihmon që edhe me pasë nji fytyrë ma t’pastër. Edhe s’ke nevojë me u tutë që nuk shijon.

Nuk asht nevoja me i pritë e përcjellë gripat, kur mundemi me ju parapri me shumë pak harxh, edhe ma pak mund e shumë vitamina. Smoothie me mollë, karrota e xhenxhefil asht ideal për me t’mbajtë n’top formë gjatë kësaj periudhe. Plot vlera ushqyese e vitamina – ky smoothie i ndihmon organzimit me parandalu marrjen e ndonji gripi a viroze.
4. SMOOTHIE ME BORONICA, SPINAQ E BANANE

Smoothie me boronica, spinaq dhe banane asht nji prej kombinimeve ma premtuese, pikërisht sepse përmbanë kalori e yndyrë t’shëndetshme, proteina, natrium, kalium, hekur, kalcium, vitaminë A dhe C. me i ra shkurt – asht nji bombë plot vlera ushqyse, por edhe shijon. E ma e mira asht, që për 1 minut e ke gati.
5. SMOOTHIE ME DREDHËZA E BANANE

Smoothie ma klasik, por i shijshëm e fantastik vazhdon e mbatet smoothie me dredhëza e banane. Edhe nuk të duhen ma shumë se 3 përbërës, 1 blender edhe 1 minut.
Pos t’shijshme e super t’shnetshme, krejt këto smoothie janë edhe t’mira me u pa e nime po ta kënaqin synin. Mirëpo, pa i provu, e dijmë që asht vështirë me na besu. E ne t’inkurajojmë me ua dhanë nji shancë recetave tona. /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram: https://www.instagram.com/gurmaneria/
Përgatiti:
