Që shumica e smoothie-ve nuk dojnë filozofi e shumë punë e ka dëshmu receta jonë e smoothie-t me dredhëza e banane, por edhe shumë receta t’tjera t’rubrikës tonë. Ajo çka luan rol n’përgatitjen e smoothie-ve asht mënyra se si i kombinon frutat, perimet dhe përbërësit e tjerë. E ne, dorën n’zemër – ua kemi marrë dorën kombinimeve sa t’shijshme, aq edhe t’shnetshme.
Smoothie me ananas asht nji prej smoothie-ve t’cilat ta japin ndjesinë që nuk po pin diçka veç t’shnetshme por t’bajatshme, por që vërtetë po pin diçka që t’shijon. Kremoziteti i jogurtit grek dhe bananes, si dhe aciditeti i ananasit janë komboja ideale për me t’i lumturu shqisat e shijes. Mjafton me i pasë përbërësit e duhur pra!
PËRBËRËSIT:
4-5 kubëza akulli
1 banane
100 gr ananas
1 lugë mjaltë
50 gr jogurt grek (pa yndyrë)
HAPI 1:

Shto t’gjithë përbërësit bashk me akullin n’blender dhe bluji mirë. Sigurohu që copëzat e akullit me u shpërba plotësisht.
HAPI 2:

Servo smoothie-n me ananas n’gotën që parapëlqen dhe shijo menjiherë, ose, vendose n’shishe xhami e fute n’frigorifer. Para se me vendosë me e pi, shkunde shishën mirë e shijo!
Ky smoothie mundet me qëndru për 2 ditë i freskët nëse ruhet n’frigorifer.
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram: https://www.instagram.com/gurmaneria/