Dijetat dhe rezhimet ushqimore strikte nuk janë praktika të cilat ne i përkrahim, sepse besojmë që secili prej nesh duhet me e shiju ushqimin pa u ndje n’faj e pa e gjyku vehten vazhdimisht për atë se çka han. Megjithatë, jemi përkrahës t’tentativave për me u ushqy sa ma shnetshëm, por me ja leju vehtës edhe me e shiju ushqimin, me u ngopë e pse jo edhe me ja prishë ndonjiherë. Andaj edhe kemi ardhë me 5 kutitë e pauzave për 5 ditë t’javës, e kësaj liste po ja shtojmë edhe 1 sygjerim tjetër.
Kuti pauze me ve dhe sallatë pule me kastraveca turrshi asht sygjerimi jonë për kando që don me u ushqy mirë, jo vetëm sa asht n’shpi, por edhe n’punë. Lehtë, shpejtë dhe shijshëm, kombinimi i radhës asht i përshtatshëm veçanarisht nëse t’ka tepru pulë prej drekës a darkës e nuk don me e lanë me t’shku posht.
PËRBËRËSIT PËS SALLATËN E PULËS ME KASTRAVECA TURRSHI (2-3 servime):
1 gjoks pule i pjekun ose i zier (i copëzum n’fije)
1/3 selino/celer (i imtësum)
3 kastraveca t’vegjel turrshi (t’copëzume)
1 qepë e re (e imtësume)
2 lugë gjelle kopër t’freskët (t’imtësum)
1/2 qepë e kuqe (e imtësume)
4 lugë gjelle Salcë t’gatshme Cezariane
Kripë e biber t’zi (Opsional)
PËRBËRËSIT E TJERË (1 servim):
1 ve e zier (e prerë n’mes)
1/2 kastravec (i prerë n’rriska)
1/2 mollë (e prerë n’rriska)
50 gr badema
1 grusht sallatë e gjelbër
HAPI 1:
Shto t’gjithë përbërësit e sallatës n’nji enë t’thellë, përziji mirë dhe vendosi n’enë t’xhamit. Pastaj kurdo që dëshiron me përgatitë diçka me të, mundesh me e përgatitë n’dakik – njejtë sikurse me këtë mbushje mundesh me e ba gati për pauzë kroasan-sanduiçin. E nëse nuk ke ide se qysh me e përgatitë pulën, këtu mundesh me gjetë recetën e pulës me marinadë greke, e cila vërtetë ju kish përshtatë kësaj sallate.
HAPI 2:
Shto 3 lugë gjelle t’sallatës t’pulës me kastraveca turrshi n’kutinë e pauzës. Shto kastravecat, sallatën e gjelbër, vezën, mollën dhe bademat dhe vendose kutinë n’frigorifer.
Kurdo që t’vjen pauza e drekës hape kutinë dhe shijoje këtë super shujtë bashk me ndonji supë; përgatite supën me kungulleshë dhe parmezan, apo edhe supën virale me domate. Kurse nëse je ma tepër kah anon për smoothie, ne ta rekomandojmë smoothie-n me mango dhe ananas, apo smoothie-n me shegë. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria