katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    FSK gati për garën ‘Cambrian Patroll’ në Uells
    11 minutes ago
    ATK e AKI me kapitull të ri bashkëpunimi për mbrojtjen e sigurisë ekonomike
    15 minutes ago
    Platforma eKosova sjell 22 shërbime të reja për autoshkollat
    4 hours ago
    Sonte hapet “Kino Kosova”: 5 net me filma shqip në Bernë
    4 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Liriona Morina do të garojë në finalen e Young European Lawyers Contest 2025
    5 hours ago
    Dua Lipa bëhet fytyra e re e Apple me iPhone 17 Pro
    7 hours ago
    Bunkeri i Ulpianës hapet si qendër arti dhe kulture
    7 hours ago
    Oda Amerikane dhe Ministria e Mbrojtjes lansojnë ngjarjen e parë për dronë në Kosovë
    8 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Banksy vjen me mural të ri në Londër
    4 hours ago
    Mural i veçantë në Ferizaj, frymëzim nga një fotografi e vjetër e Prishtinës
    8 hours ago
    Vargjet e Plator Gashit në bilbordet e Anacaprit dhe Napolit
    1 day ago
    Annalena Baerbock emërohet Presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    1 week ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    3 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    3 weeks ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Si ndikon ngrënia e mishit të kuq në trupin tonë?
    5 hours ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    1 week ago
    A e dini se çfarë i ndodh organizmit nëse nuk konsumoni produkte bulmeti?
    2 weeks ago
    Çokollata e zezë ndihmon me kujtesën dhe zemrën
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Ky qytet evropian u shpall më i miri në Evropë për turistët
    2 days ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    1 week ago
    Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”
    1 week ago
    Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Me dy projekte arkitekturore, Arbër Sadiki nominohet për çmimin e sivjetmë evropian “EUmiesaward”
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Me dy projekte arkitekturore, Arbër Sadiki nominohet për çmimin e sivjetmë evropian “EUmiesaward”

Last updated: 18/10/2023 1:18 PM
141 Shikime
Shpërndaje
Foto: Aleksander Stojanovic

Me projektin e Xhamisë në fshatin Tupallë të Medvegjës dhe atë për shtëpi banimi në Gremnik të Klinës, arkitekti Arbër Sadiki është nominuar në ciklin e sivjetmë të çmimit të Bashkimit Evropian për arkitekturë bashkëkohore “EUmiesaward”.

Arber Sadiki ka thënë se vetë nominimet për një çmim ndër më të rëndësishmit në Evropë në fushën e arkitekturës janë një vlerësim më vete. “Ajo që më gëzon edhe më shumë është mundësia për të promovuar disa kualitete modeste, të cilat arrihen me vështirësi në një ambient tejet jomiqësor ndaj arkitekturës”, ka thënë ai.

Janë dy projekte moderne të cilat kompleksiteti i thjeshtësisë dhe përshtatja me natyrën përreth i bën të veçanta, sidomos në konkurset ndërkombëtare. Njëri veçse është dëshmuar në një prej konkurseve më të njohura të arkitekturës së objekteve të kultit islam, shkruan Koha.net.

Mundesh me e lexu edhe…

E tash pos Xhamisë në fshatin Tupallë të Medvegjës, Arbër Sadiki është në garë për një tjetër çmim prestigjioz edhe me një shtëpi banimi. Në ciklin e sivjetmë të çmimit të Bashkimit Evropian për arkitekturë bashkëkohore “EUmiesaward”, Xhamia në Tupallë dhe “Vila SHM” janë midis 362 nominimeve nga 38 vende evropiane.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sipas përshkrimit në ueb-faqen e “EUmiesaward” që mban emrin e arkitektit gjermano-amerikan, Ludwig Mies van der Rohe, shpjegohet se qasja kryesore e dizajnit për Xhaminë në Tupallë ishte krijimi i një hapësire të rehatshme, funksionale dhe shpirtërore për një komunitet të vogël mysliman, me një kosto financiare minimale.

“Dizajni arkitektural i kësaj hapësire paraqet parimet e modestisë, sinqeritetit dhe pastërtisë, duke përdorur forma të pastra gjeometrike, të bardha si jashtë edhe brenda ndërtesës. Pozicionuar në një rajon malor me një komunitet të vogël mysliman dhe pa asnjë objekt kulturor përreth, xhamia synon të ofrojë mundësi për aktivitete kulturore jashtë aspektit religjioz”, shkruhet në koncept. Aty sqarohet se salla kryesore e lutjeve ka mure të gërshetuara dhe me dritë, duke krijuar një atmosferë ku besimtarët ndodhen në një ambient me dritë natyrore pa pamje të drejtpërdrejtë jashtë. Aty jepen edhe të gjitha të dhënat teknike. Me këtë projekt Sadiki në marsin e sivjetmë qe shpallur laureat i ciklit të katërt të çmimit “Abdullatif Al Fozan”.

“Hapësira më e mirë për të reflektuar është ajo e hapura. Kur dikush lutet në ambient të jashtëm, mundësia e reflektimit është shumë e hapur. Por kur mund të arrihet që kjo ndjesi dhe ky reflektim të jenë të mundur në një hapësirë të brendshme në një mënyrë të thjeshtë, mendojmë se është e arritura e madhe që xhamitë në të ardhmen duhet të tentojnë ta bëjnë”, kishte arsyetuar çmimin juria për projektuesin e Xhamisë prej 84 metrash katrorë.

Sadiki tash në ciklin e 18-të të çmimit të themeluar më 1987 ka të nominuar edhe projektin e realizuar në Kosovë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sipas konceptit të publikuar në ueb-faqen e Fondacionit që ka përsipër konkursin, “Vila SHM” në Gremnik të Klinës ka në fokus krijimin e një plani të kuptueshëm për aktivitetet e përditshme duke përdorur betonin dhe tullat natyrale si elemente kryesore. Është një shtëpi banimi e konkretizuar në vitin 2022.

“Në aspektin arkitektonik ndërtesa merr formën e një kubi me një theks horizontal, duke u përputhur me siluetën e Alpeve Shqiptare në sfond. Ky dizajn siguron që struktura përshtatet pa problem në peizazhin përreth pa shfaqur elemente të papërshtatshme për natyrën. Ndërsa dy fasadat që shikojnë rrugën kanë hapje minimale, duke krijuar kështu përshtypjen e kufizimit të furnizimit me dritë natyrale, ndërkaq brendësia e shtëpisë është e ndriçuar mirë përmes dizajnit strategjik”, shkruhet në koncept. Sipas sqarimit që jepet aty, fasadat në drejtim të juglindjes dhe jugperëndimit kanë dritare të mëdha, duke përmbytur brendësinë me dritë, të cilat gjithashtu ofrojnë pamje të mrekullueshme të mjedisit natyror. Ka edhe lidhje me trashëgiminë kulturore.

“E gjithë struktura është ndërtuar me tulla natyrale, duke e nderuar kështu vendndodhjen e afërt të lokalitetit arkeologjik të periudhës romake, Dresnikut, i cili është ndërtuar kryesisht me të njëjtin material”, shkruhet për shtëpinë në 196 metra katrorë përfshirë garazhin për dy makina. Dresnikun antik të gjurmëve dardane e ka afër rreth 5 kilometra.

Arkitekti Arber Sadiki ka thënë se vetë nominimet për një çmim ndër më të rëndësishmit në Evropë në fushën e arkitekturës, janë një vlerësim më vete. Sipas tij, ajo që e gëzon edhe më shumë është mundësia për të promovuar disa kualitete modeste, të cilat arrihen me vështirësi në një ambient tejet jomiqësor ndaj arkitekturës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Në këtë drejtim, vlerësimi ndërkombëtar, nëse pak ndikon edhe për një vetëdijesim lokal pasi – siç thotë Nënë Tereza ‘secili nuk mund të bëjmë gjëra të mëdha, por secili mund të bëjmë gjëra të vogla por me dashuri të madhe’ – do të isha i lumtur”, ka thënë Sadiki i cili aktualisht është drejtor i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës.

Midis objektivave të çmimit “EUmiesaward” janë promovimi dhe kuptimi i rëndësisë e cilësisë dhe pasqyrimi i kompleksitetit e rëndësisë së vetë arkitekturës në aspektin e arritjeve teknologjike, ndërtimore, sociale, ekonomike, kulturore dhe estetike.

Juria do të përzgjedhë 40 projekte të dalluara në atë që njihet si lista e ngushtë dhe më pas në finale do të jenë 7 projekte. Parashihet që më pas të vizitohen projektet finaliste duke pasur kështu mundësi për të intervistuar arkitektët, ekipet e tyre e klientët.

Këtë vit juria kryesohet nga francezi Frédéric Druot, dhe anëtarë janë Martin Braathen (Oslo), Pippo Ciorra (Romë), Tinatin Gurgenidze (Tbilisi/Berlin), Adriana Krnáčová (Pragë), Sala Makumbundu (Luksemburg) dhe Hrvoje Njiric (Zagreb)./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Situata në Grupin B: Kosova ngjitet në vendin e dytë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Franco Foda zbulon se cili ishte çelësi i suksesit për Kosovën ndaj Suedisë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Zbulim i jashtëzakonshëm që daton nga koha romake në Shqipëri
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova triumfon ndaj Suedisë me rezultat 2:0
TAGGED:Arber SadikiCmimi evropian i arkitektures bashkekohoreEumiesawardlajme të miratop2tophome2

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Zvicra nderon Blerim Xhemailin për kontributin 12 vjeçar në Përfaqësuese
Artikulli i ardhshëm Një tren dërgon gabimisht eurodeputetët në Disneyland!

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Liriona Morina do të garojë në finalen e Young European Lawyers Contest 2025

3 Shikime
Lajme të mira

Dua Lipa bëhet fytyra e re e Apple me iPhone 17 Pro

22 Shikime
Lajme të mira

Bunkeri i Ulpianës hapet si qendër arti dhe kulture

14 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?