katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    KFOR-i dhuron pajisje të ndryshme në disa komuna të vendit
    22 hours ago
    Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në qershor 2027
    22 hours ago
    Kuvendi dështon për herë të 28 – përpjekja e radhës të hënën
    18 hours ago
    Ndihesh keq që po rri brenda në një ditë me diell? S’ka pse!
    3 days ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Osmani: Suksesi i ushtarakëve tanë në SHBA forcon rrugën drejt integrimit
    15 hours ago
    Babë e bijë nga Kosova thyejnë rekord Guinness në ngjitjen e 7 majave më të larta
    23 hours ago
    Shqiptarja Aida Birinxhiku – deputetja që po udhëheq socialdemokracinë suedeze
    23 hours ago
    FSK me sukses të jashtëzakonshëm në garën shumëkombëshe “Dita e Unitetit” në Kroaci
    18 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    9 hours ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    15 hours ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    15 hours ago
    Pas kritikave të Musk, Trumpi prish miqësinë me të
    15 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    2 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    2 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    2 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    4 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    3 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    4 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    4 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    4 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    5 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    6 days ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Një universitet francez ofron ”azil shkencor” për talentët amerikanë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Një universitet francez ofron ”azil shkencor” për talentët amerikanë

Last updated: 30/04/2025 8:17 AM
53 Shikime
Shpërndaje
Foto ilustruese: Belga News Agency/Alamy

Brenda gjashtë javësh, “çmontimi i planifikuar i menjëhershëm” i shkencës amerikane nga administrata Trump, ka qenë po aq i shpejt dhe i thellë sa edhe prishja e aleancave dhe reputacionit ndërkombëtar të ShBA-së; në shkencat e tokës, parashikimin e motit dhe sistemet e paralajmërimit të hershëm, kërkimin mjekësor (përfshirë kërkimin për kancerin), NASA. Në mënyrë më të gjerë janë shkurtuar grantet akademike, janë pezulluar ose futur në rishikim për shkak të një liste fjalësh të ndaluara (duke përfshirë termat si “politik” dhe “grua”).

Kjo ka detyruar universitetet, në gjithë vendin, të reduktojnë pranimin e studentëve të doktoraturës, studentëve të mjekësisë dhe studentëve të tjerë të nivelit të lartë; të përcaktohen për ngrirje të punësimeve dhe madje të tërheqin disa oferta pranimi. Më shumë se 12,500 qytetarë amerikanë që ndodhen aktualisht në vende të tjera me bursat kërkimore “Fulbright”, e kanë pasur financimin e tyre të pezulluar, bashkë me 7,400 studiues të huaj që ndodhen aktualisht në ShBA, duke i lënë ata në vështirësi financiare. Dhe, kur bëhet fjalë për një studiues të huaj që viziton ShBA-në, ndodhin rastet e ndalimit të tij dhe refuzimit të hyrjes.

Edhe më shqetësues është fakti që administrata ka vënë në shënjestër disa universitete specifike, përfshirë tërheqjen e 400 milionë dollarëve nga Universiteti Kolumbia [Columbia] dhe 800 milionë dollarëve nga Universiteti Xhon Hopkins [John Hopkins], duke e detyruar këtë të fundit të pushojë dy mijë punonjës. Për më tepër, arrestimi dhe ndalimi ligjërisht i dyshimtë i Mahmoud Khalilit dhe anulimi i kartës së tij të gjelbër pritet të ketë një efekt frikësues te studentët dhe kërkuesit e huaj shkencorë që ndodhen tashmë në ShBA – dhe te dëshira e të tjerëve për të shkuar atje në të ardhmen. Siç shkruan profesoresha gjermano-britanike Christina Pagel nga Kolegji Universitar i Londrës [University College London]: “Ky nuk është kaos”. Përkundrazi, sulmet ndaj kërkimit duket se ndjekin tri objektiva kryesore: të detyrojnë përputhjen e shkencës me ideologjinë shtetërore; të minojnë pavarësinë akademike dhe të shtypin kundërshtimin; si dhe të mbështesin objektivat gjeopolitikë dhe ekonomikë.

Mundesh me e lexu edhe…

Kopshtaria aktiviteti fizik që nënvlerësohet – mëso përfitimet për mendjen

Raketat Saturn V që çuan astronautët amerikanë në hapësirë – dhe më pas në Hënë – në vitet ‘60 të shekullit XX, ekzistojnë falë operacionit [Paperclip] që solli në ShBA 1,500 shkencëtarë nazistë (si Wernher von Braun, ish-drejtor i Qendrës Hapësinore Marshall të NASA-s). Në javën pas zgjedhjes së Donald Trumpit, u shtrua pyetja nëse filozofi gjerman Jürgen Habermas do ta realizonte pa dashje dëshirën e tij (për një Evropë të bashkuar përballë ShBA-së), duke sugjeruar që Evropa të pozicionohej për të përmbysur emigrimin transatlantik të trurit, duke mirëpritur studiues dhe shkencëtarë amerikanë të arsimuar, që me siguri do të ishin në shënjestër. Këtë herë, nuk ka dilema morale, as të kaluar naziste për t’u anashkaluar; ka vetëm përfitime në një botë ku BE-ja duhet të mbajë gjallë shoqërinë liberale demokratike, së bashku me Kanadanë në Perëndim dhe Japoninë, Korenë e Jugut, Australinë dhe Zelandën e Re në Lindje.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Deri diku, qeveritë dhe institucionet e BE-së e kanë kapur tashmë këtë mundësi. Për shembull, më 7 mars, Universiteti Iks-Marsejë [Aix-Marseille] njoftoi programin Vend i Sigurt për Shkencën, një nismë trevjeçare me 15 milionë euro për të sjellë 15 shkencëtarë amerikanë që punojnë në fushat e klimës, shëndetësisë dhe astrofizikës në kampusin e vet. Sipas një zëdhënësi të universitetit, janë pranuar mbi 60 aplikime, 30 prej tyre brenda 24 orëve të para. Universiteti ka bërë të ditur se është në kontakt me universitetet e tjera dhe me qeverinë franceze për të zgjeruar konceptin e “azilit shkencor” në nivel kombëtar dhe evropian, dhe për të ndihmuar në mirëpritjen dhe zhvendosjen e studiuesve të ndryshëm.

Qeveria federale e ShBA-së shpenzoi rreth 195 miliardë dollarë [180 miliardë euro] për të gjitha kërkimet dhe zhvillimet [Research and Development – R&D] në vitin 2024. Kjo shifër tingëllon mbresëlënëse, por le ta vendosim në një kontekst më të gjerë. Deri në vitin 2023, PBB-ja e ShBA-së ishte 27.7 trilionë dollarë [25.52 trilionë euro], ndërsa ajo e BE-së ishte 26.5 trilionë dollarë [24.41 miliardë euro], kur llogaritet sipas paritetit të fuqisë blerëse. Të marra së bashku, të dyja ekonomitë kanë përmasë afërsisht të njëjtë. Le të paramendojmë që BE-ja vendos realisht para në tavolinë për të tërhequr shkencëtarë nga ShBA-ja drejt kontinentit. Nuk do të kishte nevojë të barazonte 195 miliardë dollarët për euro, pjesërisht sepse më shumë se gjysma e kësaj shume në ShBA shkon për R&D-në ushtarake, dhe BE-ja tashmë po rrit ndjeshëm shpenzimet për mbrojtje. Pra, le të themi se do të zgjidhej një shumë e duhur, e rrumbullakosur që përshtatet mirë për tregime, rrëfime dhe tituj, dhe që do të ishte e mjaftueshme për të mbuluar shkurtimet që po ndodhin në ShBA.

Një shumë prej 25 miliardë eurosh në vit do të përbënte pak më pak se 0.1 për qind të PBB-së së BE-së, dhe akoma më pak nëse përfshihen Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia dhe Zvicra (të cilat marrin pjesë në programin e financimit të kërkimeve Horizonti i Evropës/Horizon Europe). Aktualisht, shpenzimet për R&D-në në BE mbeten prapa ShBA-së – dhe një raport i porositur së fundmi nga departamenti i kërkimeve i Komisionit Evropian rekomandoi më shumë se dyfishimin e buxhetit shtatëvjeçar prej 95 miliardë eurosh të Horizontit të Evropës. Ajo që unë po propozoj shkon më larg, po, por jo vetëm që është plotësisht brenda mundësive të BE-së për ta përballuar, por do ta shpërblente veten: kërkimet kanë treguar se shpenzimet për R&D-në joushtarake kanë sjellë një kthim prej 200 për qind për ShBA-në gjatë periudhës pas Luftës së Dytë Botërore.

Por, le ta çojmë edhe më tej imagjinatën dhe të sugjerojmë se BE-ja mund të tërheqë jo vetëm studiues amerikanë, por edhe universitetet amerikane. Ekipi Kërkimor i Arsimit Ndërkufitar [Cross Border Education Research Team] ka raportuar se universitetet amerikane mbajnë 29 kampuse në Evropë (dhe shumë më tepër nëse përfshihen qendrat dhe programet studimore jashtë vendit). Dhjetëra kolegje dhe universitete amerikane zotërojnë fonde të mëdha që shpesh shpenzojnë qindra miliona dollarë për ndërtesa të reja. Nëse ndërhyrjet në ShBA – si kërkesat e fundit ndaj Universitetit Kolumbia – për studimet, financimet dhe studentët e huaj bëhen më të shpeshta, atëherë ideja e kampuseve të dyta në Evropë mund të bëhet gjithnjë e më joshëse. /Katror.info

Nga: Alexander Hurst / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    “Tapi Tapi”: Akulloret që qetësojnë shpirtërat dhe ringjallin kujtesën afrikane
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Një xhel i veçantë mund të ndihmojë në shpëtimin e koraleve
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kopshtaria aktiviteti fizik që nënvlerësohet – mëso përfitimet për mendjen
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
TAGGED:amerikanazil shkencorfranceztalentettop4udheuniversitet

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Qytetarët përgatiten për protestë më 5 prill kundër shtrenjtimit të rrymës
Artikulli i ardhshëm Deri tani mbi 7.1 milionë euro eksporti ‘Made in Kosova’ drejt vendeve anëtare të EFTA-s

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

KFOR-i dhuron pajisje të ndryshme në disa komuna të vendit

17 Shikime
Lajme

Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në qershor 2027

20 Shikime
Lajme

Kuvendi dështon për herë të 28 – përpjekja e radhës të hënën

27 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?