Adhuruesit e Taylor Swift në Argjentinë ka tashmë disa muaj që po qëndrojnë në tenda, përpara se turneu i saj Eras të nisë në kryeqytetin argjentinas këtë javë.
Adhuruesit më besnikë të këngëtares po mblidhen në numër të madh pranë stadiumit River Plate në Buenos Aires me shpresën për të rrëmbyer vendet më të mira të koncerteve për tre shfaqje të shitura më 9, 10 dhe 11 nëntor.

“Ne ishim në këtë tendë për pesë muaj,” i tha Pitchfork një adhuruese 21-vjeçare, e cila dëshi të mbetet anonime, sipas New York Post.
Dhe ajo nuk është vetëm – ka tashmë shumë tenda pranë trotuarit, që të kujton një kamp veror. Një adhuruese e quajtur Carmen tha se ajo kaloi 300 orë, ose pak më shumë se 12 ditë, duke fjetur jashtë në radhë. Bashkorganizatorët e kampit të improvizuar mbajnë shënime për pjesëmarrësit që duhet të jenë mbi 18 vjeç. Biletat për turneun e lakmuar botëror të Taylor Swift kanë qenë të vështira për t’u siguruar, pavarësisht se ku është koncerti, dhe adhuruesit e pafat që nuk siguruan bileta paraprakisht u detyruan të shpenzojnë qindra, nëse jo mijëra, dollarë për vendet e tyre./Katror.info