katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Miratohet Raporti i Progresit: Kosova me progres të limituar
    1 hour ago
    “Mandati për qeverisje u takon qytetarëve”- LDK insiston në zgjedhje të parakohshme
    2 hours ago
    Konjufca mandatar për kryeministër nga Vetëvendosje
    3 hours ago
    Mblidhet Sekretariati i LVV-së, nuk dihet emri i mandatarit të dytë
    3 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Shqipëri–Kosovë: Kalim kufitar pa kontrolle deri më 28 shkurt 2026
    5 hours ago
    Prishtina Kino Kabaret 2025 hap dyert për të rinjtë krijues
    1 day ago
    Filharmonia e Kosovës sjell ciklin e koncerteve për piano të Beethovenit
    1 day ago
    Federata e Xhudos së Kosovës nënshkruan Deklaratën “Brighton Plus Helsinki”
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Dua Lipa lanson linjë të produkteve të bukurisë
    2 hours ago
    Filmat që duhet t’i shikoni këtë nëntor
    7 hours ago
    Jennifer Aniston poston për herë të parë fotografi me të dashurin e ri
    7 hours ago
    Sot nis edicioni i pestë i Festivalit të Prozës Artistike “Fiction Fest”
    7 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjigantët e teknologjisë po investojnë miliarda në garën për dominimin e AI
    7 hours ago
    OpenAI gati të hapë epokën e re të muzikës inteligjente
    1 week ago
    SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen finale” për shitjen e TikTok-ut
    1 week ago
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Zbuloni përfitimet shëndetësore të pluhurit të kakaos!
    5 hours ago
    Pse çokollata po shtrenjtohet?
    1 day ago
    Kombinimi i mjaltit dhe i kanellës sjell disa përfitime
    1 day ago
    Dobitë shëndetësore të farave të kungullit
    5 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Vendet më të lidhura me natyrën, sipas një studimi të ri ndërkombëtar
    2 hours ago
    Kandovani – fshati i gdhendur në shkëmb që nuk është braktisur kurrë
    5 days ago
    Chefchaouen, qyteti që është lyer i gjithi me blu
    4 days ago
    110 mijë vizitorë në Apoloni
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: A mundet ngjyra më e bardhë në botë të shpëtojë Tokën?
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Kuriozitet

A mundet ngjyra më e bardhë në botë të shpëtojë Tokën?

Last updated: 19/11/2023 8:48 PM
115 Shikime
Shpërndaje
Foto; Zëri i Amerikës

Universiteti amerikan Purdue ka shpikur një bojë të bardhë që mund të “ftohë” planetin duke sjellë revolucion në sfidën ndaj ndryshimeve klimatike. Formula inovative e kësaj boje është në gjendje të kthejë mbrapsh 98.1 përqind të rrezeve të diellit.

Universiteti Purdue këtu në Shtetet e Bashkuara ka krijuar një lloj boje të bardhë që mund të shënojë një pikë kthese në sfidën ndaj ngrohjes globale.

Profesori i inxhinierisë mekanike të këtij universiteti, ka shfytëzuar aftësinë e së bardhës, ngjyra që thith më pak nxehtësi, për krijimin e kësaj boje të veçantë.

Gazetari John Yang nga rrjeti televiziv publik amerikan PBS, sjell detaje të kësaj historie të jashtëzakonshme inovacioni, përcjell Zëri i Amerikës.

Nga të gjitha ngjyrat, e bardha thith sasinë më të ulët të nxehtësisë.

Për ta sqaruar më qartë.

E bardha, është ngjyra, që profesori i inxhinierisë mekanike në universitetin Purdue, Xiulin Ruan thotë se mund të ndihmojë në sfidën ndaj ndryshimeve klimatike. Profesori Ruan së bashku me disa studentë të tij, zhvilluan disa vjet punë kërkimore për të shpikur një bojë të bardhë të re, që mund të ftohë planetin.

“Ajo që duhet bërë është që të lyhet me këtë bojë të bardhë më pak se 1 për qind e sipërfaqes së tokës, nuk ka rëndësi nëse janë çati, rrugë, makina. Do të ishim në gjendje të zhbënim plotësisht ngrohjen globale dhe t’i çonim temperaturat në nivelin që do donim të ishin”.

Boja e bardhë që tregtohet aktualisht, përdoret gjerësisht në vendet me klimë të nxehtë, sepse kthen mbrapsh 80 deri në 90 për qind të rrezeve të diellit, duke bërë që sipërfaqet të mos nxehen shumë. Por profesori Ruan synonte edhe më shumë, diçka që mund të ftohte sipërfaqet.

“Boja jonë pasqyron 98.1 përqind të rrezeve të diellit, që do të thotë se thith vetëm 1.9 për qind të rrezeve, pra thuajse zero nxehtësi nga dielli. Boja e bardhë që tregtohet thith 10 deri në 20 për qind. Pra, në thelb, ne po ulim depërtimin e nxehtësisë së diellit me 10 herë. Është vërtet diçka e madhe”.

Një nga studentët e profesorit Ruan, që po ndjek doktoraturën, Joe Peoples, tregon se çfarë e bën ndryshe këtë lloj boje.

Për prodhimin e bojës së re shfrytëzohet sasi e përqëndruar e sulfatit të bariumit, një përzjerje kimike që përdoret në kozmetikë, si dhe për të ndriçuar letrën që përdoret për larjen e fotografive.

Shumë njerëz mendojnë se kjo është shumë e rrezikshme. Në fakt nuk është. Është në të vërtetë e sigurt. Ata që bëjnë radioskopinë e zorrëve, në fakt pinë sulfat bariumi paraprakisht, në mënyrë që zorrët të bëhen të dallueshme përmes rrezeve X.

“Kjo do të prodhojë 50 deri në 100 mililitra bojë. Do të nevojiten rreth 18 orë. Kjo tjegull është lyer me bojën më të bardhë që mundëm të gjenim në treg. Reflekton 88 për qind të rrezeve të diellit. Dhe kjo është pllaka jonë me sulfat bariumi, që kthen mbrapsh 98.1 për qind të rrezeve”.

Edhe me sy të lirë, e bardha që është krijuar duket më e shndritshme se tjetra

Dhe kur e prek me dorë, pllaka është më e ftohtë.

“Pikërisht. Kjo po thith më shumë energji diellore ndaj po nxehet më shumë. Kjo tjetra po thith më pak ndaj dhe është nën temperaturën e ambjentit.

Në këtë ditë me diell, ku temperatura është 22 gradë Celcius, pllaka e lyer me bojën e re ishte rreth 8 gradë më pak se sa ajo e lyer me bojën e blerë në treg dhe pothuajse dy gradë më pak se temperatura e ambjentit.

Në pyetjen nëse mendon se kjo mund të eleminojë nevojën e përdorimit të ajrit të kondicionuar, ai u përgjigj:

“Mund të eliminohet përdorimi i ajrit të kondicionuar në disa zona dhe në një kohë të caktuar të vitit. Nëse përdoret në Feniks të Arizonës, apo në qytetin Reno të Nevadës, mundë të ketë një ulje deri në nivelin 75 për qind të përdorimit të ajrit të kondicionuar gjatë periudhës së verës”.

Profesori Ruan thotë se kjo bojë është më miqësore ndaj ambentit se sa bojrat që gjenden aktualisht në treg. Ekipit iu deshën më shumë se 7 vjet kërkime për të kryer testime në 100 materiale të ndryshme, para se të arrinin të gjenin formulën e saktë.

Si ishte momenti që e kuptuat se kërkimi juaj ishte i suksesshëm, se po ftohej nën temperaturën e ambjentit?

“Siç mund ta imagjinoni, hulumtimi im për doktoraturën ishte të shihja bojën ndërsa thahej”.

Dhe kur më në fund arritëm rezultat për diçka që kishim punuar për kaq shumë vite, ishte vërtet shpërblyese”.

“Fillova të mendoj, njerëz në gjithë botën kanë interes për këtë, ata kanë nevojë për mënyra të përballueshme për ftohjen e ambjentit. Por veç kësaj, ne kemi nevojë të gjejmë zgjidhje për ndryshimet klimatike. Puna jonë mund të ketë ndikim më të gjerë nga sa e kishim menduar”.

Ata kanë aplikuar për të marrë patentën që u njeh të drejtën e autorësisë së formulës dhe po bashkëpunojnë me një kompani të madhe bojrash me shpresën se boja do të përdore më gjerësisht nga popullata. /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:bardhëkuriozitetngjyraToka

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Me këto metoda mund të përmirësoni në mënyrë drastike shëndetin e trurit tuaj
Artikulli i ardhshëm Shpallet shkrimtari dhe përkthyesi shqiptar më i mirë i vitit

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Kuriozitet

Nis festivali i artit dhe kulturës në Baku

8 Shikime
Kuriozitet

Mozaiku me kunguj me portretin e këngëtarit të ndjerë thyen rekord botëror!

7 Shikime
Kuriozitet

Inteligjenca artificiale ende larg zëvendësimit të njerëzve në punë

14 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?