Kompania kineze TikTok do të investojë 1.39 miliardë euro në zhvillimin e platformës indoneziane të tregtimit në internet GoTo Gojek Tokopedia, me qëllim kthimin në tregun më të madh në Azinë Juglindore.
TikTok do të blejë 75 për qind të platformës GoTo Gojek Tokopedia për 780 milionë euro dhe transaksioni do të përfundojë në tremujorin e parë të 2024, raporton CNN.
Rregullatorët në Indonezi ndaluan blerjet në internet në platformat e mediave sociale në tetor për të mbrojtur tregtarët më të vegjël të vendit dhe të dhënat e përdoruesve, duke detyruar TikTok të mbyllë dyqanin e tij online.
Indonezia ka më shumë se 270 milionë banorë dhe 124 milionë qytetarë të atij vendi përdorin rrjetin social TikTok./Katror.info