katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Mbyllet Panairi i Librit `Prishtina 2025`
    6 hours ago
    Tirana mirëpret nesër diplomacinë e Evropës Juglindore
    16 hours ago
    Mot i nxehtë edhe të dielën
    17 hours ago
    SHBA falënderon qeverinë edhe popullin e Kosovës për partneritet
    17 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Mbi 500 vende shtesë këtë vit akademik në UP
    6 hours ago
    BE rrit mbështetjen për hekurudhat shqiptare
    16 hours ago
    17 vjet nga hyrja në fuqi e Kushtetutës së Kosovës
    11 hours ago
    Rame Lahaj fton Marigona Qerkezin në RLIOF e sivjetmë
    16 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Nesër hapet FemArt 2025 me performancën e Shkodrës Elektronike
    5 hours ago
    James Brown, nga vallëzimi në rrugët e qytetit deri te fama botërore
    6 hours ago
    Si Lil Wayne u bë Kobe Bryant-i i repit
    11 hours ago
    David dhe Victoria Beckham, zyrtarisht ‘Sir’ dhe ‘Lady’
    16 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
    2 days ago
    Të rinjve, ChatGPT po ua zëvendëson edhe psikologun
    4 days ago
    A duhet të investoni tani në kriptovaluta?
    6 days ago
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    1 week ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    A e mbron kafeja mëlçinë nga prekja e sëmundjeve?
    2 days ago
    Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës
    4 days ago
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    2 weeks ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    9 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Getaway Magazine: Shqipëria, vendi sekret i Mesdheut ku çdo përvojë ka shijen e një zbulimi
    4 days ago
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    2 weeks ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    2 weeks ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Trefishohet numri i nomadëve digjitalë në Tiranë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Kuriozitet

Trefishohet numri i nomadëve digjitalë në Tiranë

Last updated: 25/12/2023 11:41 AM
93 Shikime
Shpërndaje
Foto: Demokracia

Shqipëria po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacion për nomadët digjitalë. Lehtësitë fiskale, por edhe krijimi i laboratorëve digjitalë janë shtysat kryesore që kanë tërhequr interesin e shtegtarëve të teknologjisë.

Sara Çela, specialiste e zonave të lira ekonomike dhe Diasporës në bashkinë e Tiranë, në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, nënvizoi lehtësitë fiskale që ofron ligji në Shqipëri për nomadët digjitalë.

“Çfarë ofron ligji specifikisht për nomadët digjitalë dhe çfarë kemi nxjerrë ne si “Follow Up” i organizimit të edicionit të parë të nomadëve digjitalë, ishte fakti se nëse do të vinin në Shqipëri këto nomadë do taksoheshin dyfish, pra nga punëdhënësi i tyre që është jashtë territorit të Shqipërisë dhe nga Shqipëria. Në bazë të ligjit të ri që i ofrohet nomadëve digjitalë, ne u lehtësojmë heqjen e taksimit të dyfishtë. Duke u dhënë këtë lehtësi është ideja që ata do të investojnë në Shqipëri, qoftë në kuotat e shpenzimeve mujore të qëndrimit, por edhe në investimet apo sipërmarrjet në fushën e “Start Up-ve”, prandaj dhe ligjet e “Start Up-et” dhe nomadëve digjitalë ka sens të qëndrojnë në të njëjtën platformë”, tha Çela.

Mundesh me e lexu edhe…

Mbi 500 vende shtesë këtë vit akademik në UP

Sipas saj, Shqipëria dhe Tirana ka një potencial të madh të përthithjes së nomadëve digjitalë dhe për këtë Çela zbulon shifra konkrete.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Nga vjet që ne bëmë edicionin e parë, në sivjet që bëmë edicionin e dytë të festivalit të Nomadëve Digjitalë, kemi një trefishim të numrit të “Remote Workers” në Shqipëri. Kjo do të thotë se rritja është eksponenciale në një vit dhe potenciali është shumë i madh, qoftë për rritjen ekonomike, qoftë për ndikimin në çmimet e tregut. Patjetër, kjo platformë është një mënyrë për ta monitoruar tregun, duke evidentuar problematikat dhe sfidat, por edhe duke marrë parasysh bashkëpunimin me vende të tjera që mund të bashkëpunojmë në kuadër të festivalit. Dhe pse jo të gjejmë dhe shfrytëzojmë çdo mundësi dhe potencial që shfaqet nga festivali i nomadëve digjitalë”, tha Çela.

Duke folur për pjesëmarrjen e Diasporës tek “Tirana Digital Nomad Festival”, Çela u shpreh se interesi i shqiptarëve jashtë kufirit për të investuar në këtë drejtim është i madh dhe po punohet për ta rritur edhe më tej prezencën e tyre.

“Duke patur parasysh dhe pjesëmarrjen që ka patur dhe samiti i Diasporës, por edhe ne brenda projektit tonë “Digital Nomad Festival Tirana”, ka një pjesëmarrje pozitive dhe dëshirë të madhe për t’u angazhuar dhe ne duam ta shfrytëzojmë këtë dëshirë të Diasporës dhe për qëllimet tona për të ndërtuar bashkëpunime shumë të mira. Pse jo, ata të jenë investuesit kryesorë dhe të ndikojnë në rritjen e ekonomike të vendit”, tha Çela.

“Kemi punuar bashkë me anëtarët e Diasporës, kemi punësuar përmes platformave që GIZ, 2 anëtarë të Diasporës. Edhe për këtë edicion të dytë, qëllimi është që të marrim ekspertizën që ata mund të sjellim, duam të punësojmë sërish anëtarë të diasporës, që të na ndihmojnë dhe të sjellin idetë e tyre për të parë se sesi e shikojnë zhvillimin e këtij festivali dhe se si ta inkorporojmë iniciativën e tyre tek për integrimin e diasporës tek koncepti i nomadëve digjital dhe “Start Up-ve”, nënvizoi Çela.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ajo po ashtu rrëfeu dhe planet e Bashkisë së Tiranës për të krijuar sa më shumë platforma ku nomadët digjital, start up dhe sipërmarrësit të takohen mes tyre.

“Një nga iniciativat kryesore është Piramida e Tiranës. Një platformë ku do të stimulohet një ekosistemi që sjell edhe ndihmën për të rinjtë, por edhe sjell aktorë të ndryshëm bashkë në mënyrë që kenë mundësinë të kenë ura lidhëse mes tyre. Ajo është një nga iniciativat kryesore për momentin. Por edhe rivitalizimi i qendrave të tilla, ashtu siç ndodhi në Piramidën është në planet afatgjate të Bashkisë së Tiranës. Këto duhet të jenë platforma për të rinj, që të marrin informacione për të marrë ekspertizat dhe lidhjet e duhura për t’i dhënë jetë iniciativës së tyre”, tha Çela.

“Bashkia ka ndërtuar dhe një platformë për sa i përket mbledhjes së informacionit për Start Up, për gjetjen e investitorëve të huaj, siç është platforma “Digital Tirana”. Kjo platformë është një treg ku takohen investues, të rinj, njerëz nga çdo fushë e jetës, që mund të kenë mundësi të ndajnë një ide, të kenë një mundësi për të diskutuar për të zhvilluar diçka së bashku dhe është një platformë unike në rastin e saj, pasi sjell dhe jo vetëm kujtesën e një të shkuare pak të trishtë, që kemi patur, me perspektivën e një risie që mund të sjellë një të ardhme sa më të ndritur për Shqipërinë dhe Tiranën”, tha Çela.

Jonid Jorgji, kreu i Agjencisë së Industrisë Kreative në Bashkinë e Tiranës, në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, tha se do të jenë qindra nomadë digjital nga e gjithë bota që do të vijnë në Tiranë për festivalin e radhës të tyre, për ta parë Shqipërinë si një shtëpi të tyre me kushte më të mira se në vendet ku kanë qenë më herët.

“Mbështesim shumë projekte që lidhen me teknologjinë me Gaming me Softwar Development, me programimet. Dhe një ndër këto projekte të cilat ne besojmë shumë dhe tashmë është edicioni i dytë që do të zhvillohet në Tiranë, është festivali i nomadëve digjital, ku do sjellë në Tiranë qindra nomadë digjital nga e gjithë bota me qëllim për ta promovuar Tiranën si destinacionin e tyre për të punuar dhe jetuar dhe për ta parë Tiranën si lokacionin ku aktiviteti i tyre mund të jetë shumë i lehtë dhe shumë më fitimprurës dhe shumë më i mbarë në vendin tonë se në disa vende të tjera, ku ata kanë operuar dhe apo operojnë aktualisht “, tha Jorgji për ATSH./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Nga një aksion i Microsoft në moshën 16-vjeçare te menaxhimi i milionave – Rrëfimi i Endrit Çelës
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Dhuro gjak- shpëto jetë në Ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Super edicioni i Prishtina Open vjen për vitin e 3-të me radhë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rriten shtesat për lehona
TAGGED:kuriozitetNomadet digjitaleSara CelaTiranetop4

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm “MSN”: Butrinti ndër qytetet e bukura të lashta që duhet të vizitoni
Artikulli i ardhshëm Ja sa fiton Mariah Carey çdo vit nga “All I Want for Christmas Is You”

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Kuriozitet

Zbulohet antibiotiku që mund të ndalojë edhe bakteret më rezistente ndaj ilaçeve

20 Shikime
Kuriozitet

A mund të kujdeset inteligjenca artificiale për të afërmit tuaj?

10 Shikime
Kuriozitet

Një ‘green card’ luksoze? Prezantohet “Trump Card” për milionerët

28 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?