Zyra e Rregullatorit për Energji në një komunikatë të lëshuar për mbledhjen që kanë mbajtur sot, kanë treguar se në këtë takim të sotëm s’kanë trajtuar fare temën e shqyrtimit të tarifave të energjisë elektrike dhe propozimin për rritjen e çmimit të rrymës prej 15%.
Këtë thonë se e kanë bërë meqë afati për dërgimin e komenteve për tarifat mbetet i hapur deri sot në orën 16:00.
“Sa i përket procesit të shqyrtimit tarifor, gjatë kësaj seance nuk është trajtuar ndonjë pikë lidhur me këtë çështje, pasi afati për dorëzimin e komenteve është ende i hapur dhe do të mbyllet sot deri në ora 16:00. ZRRE do t’ju mbajë të informuar për të gjitha zhvillimet në vazhdim, duke synuar një proces transparent dhe te hapur të shqyrtimit tarifor”, thuhet në komunikatë. /Katror.info
Përgatiti:
