katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    10 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    10 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    10 months ago
    Postimet e fundit
    ‘Valë dhe fjalë’, panairi i parë veror i librit në Shëngjin
    10 hours ago
    ​Policia ka një njoftim për ata që do të udhëtojnë nëpër Kroaci këtë fundjavë
    10 hours ago
    Moti sot
    13 hours ago
    Konkurs publik për muzikantë në Orkestrën e Festivalit të Këngës
    13 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Muzeu Arkeologjik i Durrësit rihapet në vjeshtë me mbi 2400 artefakte
    10 hours ago
    Danimarka heq taksat mbi kafenë dhe çokollatën, përpjekje për të lehtësuar familjet nga rritja e çmimeve
    13 hours ago
    Pakot ballkanike po e kthejnë Kosovën në destinacion turistik ndërkombëtar
    13 hours ago
    “Mua besoj më shpëtoi portreti” merr mirënjohje të veçantë në Festivalin e Filmit në Sarajevë
    15 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “Mua besoj më shpëtoi portreti” merr mirënjohje të veçantë në Festivalin e Filmit në Sarajevë
    15 hours ago
    Bebe Rexha publikon këngën e re “Light That Leads Me” në bashkëpunim me DJ Netsky
    1 day ago
    Filmi i Alban Mujës me premierë në Festivalin e Sarajevës
    1 day ago
    Dua Lipa bëhet 30 vjeçe
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    3 days ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    4 days ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    2 weeks ago
    U deshën vetëm 24 orë ankesash që OpenAI të fillojë rikthimin e modelit të vjetër
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “Dubai” çokollata e ktheu fëstëkun në një biznes shumë fitimprurës
    13 hours ago
    Kivi, fruti i parë me miratim shëndetësor nga BE-ja
    1 day ago
    Shumë kanë problem të konsumojnë shalqirin me fara, a janë vërtetë të rrezikshme për shëndetin?
    1 week ago
    Kjo është arsyeja pse të gjithë po shtojnë limon në ujë gjatë verës – përfitimet do t’ju befasojnë!
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Strategji të suksesshme për rritjen e turizmit – inovacionet që po tërheqin vizitorët në Evropë
    1 day ago
    “Skyscanner”: Cilat janë plazhet më të bukura në Shqipëri?
    4 days ago
    Mbi 1.3 milion vizitorë në Muzeun Historik dhe atë Etnografik të Krujës
    6 days ago
    Veriu që të rrëmben shpirtin: Bajram Curri dhe magjia e Valbonës
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Efektet pozitive të artit në shëndetin mendor
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Life Style

Efektet pozitive të artit në shëndetin mendor

Last updated: 10/01/2024 6:33 PM
121 Shikime
Shpërndaje
Foto: OMG Photos

Teksa prej kohësh janë të njohura efektet pozitive që ushtrimet kanë për shëndetin tonë mendor, përfitimet nga arti sapo kanë filluar të vlerësohen. Hulumtimet nga Fondacioni i Shëndetit Mendor [Mental Health Foundation] sugjerojnë se arti ndihmon në rritjen e vetëbesimit – duke na bërë të ndihemi më të angazhuar dhe më të aftë për të marrë veten. Gjithashtu, mund të lehtësojë ankthin, depresionin dhe stresin, shkruan The Guardian.

Fondi i Artit [Art Fund], një shoqatë kjo bamirëse që mbështet financiarisht muzetë dhe galeritë, së fundmi e kreu një studim [Calm and collected] nga ku mësohet se derisa 63 përqind e të anketuarve kishin vizituar një muze ose galeri për të hequr stresin në ndonjë moment, vetëm gjashtë përqind e tyre i vizitojnë rregullisht ato. Duket se teksa shumica e njerëzve nga dora e parë e kanë përjetuar ndikimin pozitiv të artit, kjo nuk është diçka për të cilën mendojnë se kanë vazhdimisht nevojë – si për shembull për ushtrimet fizike, përcjell Telegrafi.

“Në jetën tonë, artet janë të margjinalizuara dhe shihen si të këndshme. Nuk e kuptojmë se jemi të lidhur me këto përvoja”, thotë Susan Magsamen, bashkautore e librit Truri yt për artin: Si na transformojnë artet [Your Brain on Art: How the Arts Transform Us]. “Flasim për meditimin dhe ndërgjegjësimin si mënyrat që na bëjnë të ndihemi më mirë; artet gjithashtu na lejojnë ta ndryshojmë gjendjen tonë mendore. Kemi lindur me 100 miliardë neurone të cilët duhet t’i lidhim me njëri-tjetrin. Sa më i spikatur të jetë arti, aq më shumë kontribuon në forcimin e lidhjeve të sinapseve”.

Mundesh me e lexu edhe…

Derisa shumë nga këto lidhje janë krijuar në fëmijërinë e hershme, arti mund të jetë i dobishëm gjatë gjithë jetës. “Nuk është kurrë vonë për të përfituar nga përvojat estetike, për të punuar në zhvillimin tonë dhe për të pasur një tru më të fuqishëm”, thotë Magsamen. “Arti destigmatizon emocionet komplekse njerëzore që ne shpeshherë nuk mund t’i kuptojmë meqë bota është komplekse”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Teksa sapo kemi filluar të kuptojmë ndikimin e artit në strukturën aktuale të trurit, efektet e tij pozitive po njihen si duhet. Në vitin 2019, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) e identifikoi artin si faktor kontribuues në reduktimin e sëmundjeve mendore, vetmisë dhe madje edhe plakjes. Një studim i komuniteteve të privuara në Londër zbuloi se prej njerëzve që merren me art, 79 përqind e tyre ushqeheshin më shëndetshëm dhe 82 përqind gëzonin mirëqenie më të mirë. Qeveria vlerëson se pjesëmarrja në art ia ka kursyer 168 milionë funte NHS-së [Shërbimit Kombëtar të Shëndetësisë] për shkak të reduktimit të vizitave të mjekëve të përgjithshëm, ndërsa dimrin e kaluar shumë galeri dhe muze u përdorën si hapësira të ngrohta ku njerëzit mund të shkonin për të ikur nga i ftohti.

Por, galeritë dhe muzetë janë shumë më tepër sesa thjesht hapësira fizike. “Janë vende frymëzuese, në çdo komunitet, dhe të hapura për të gjithë”, thotë Jenny Waldman, drejtoreshë e Fondit të Artit. “Mund të zbuloni artin dhe idetë, të takoni njerëzit dhe të mësoni më shumë për atë çfarë ju intereson. Studimet tregojnë se këto janë vendet ku në një hapësirë neutrale mund t’i diskutoni çështjet kryesore shoqërore dhe të shprehni idetë, duke ju nxitur kështu të hulumtoni dhe promovoni ndjenjën e mirëqenies”.

Përzierja e atmosferës së qetë, së bashku me idetë stimuluese – qoftë një skulpturë kontroverse moderne, propagandë e Luftës së Dytë Botërore apo varri i një faraoni egjiptian – janë ato që i bëjnë kaq unike galeritë dhe muzetë. “Janë mjedise larg stresit. Ua japin ndjenjën e qëllimit dhe të kontrollit”, thotë Waldman. Dhe, në Mbretërinë e Bashkuar jemi me fat që ato janë kudo rreth nesh. Teksa shpeshherë i lidhim muzetë dhe galeritë me qytetet e mëdha, një studim i financuar nga qeveria [The Mendoza Review] zbuloi se 55 përqind e publikut anglez jeton në distancat nga ku me këmbë arrijnë në së paku një muze.

Nuk është vetëm kënaqësi t’i vizitosh këto vende kulturore, por kjo është mirë edhe për zhvillimin e trurit tonë, siç ka theksuar Magsamen. Vitet e fundit, neuroshkenca madje ka përdorur teknologjinë MRI [rezonancën magnetike] për të parë se si arti ndryshon trurin tonë dhe se si mund të ndikojë pozitivisht në shëndetin, mirëqenien dhe ndjesinë tonë për komunitet. “E dimë se arti, në forma të ndryshme, angazhon zonat shqisore të trurit – për shembull, arti pamor stimulon pikën e ndjesisë pamore – por, më pas, të gjitha zonat shqisore konvergojnë disi në zonën e përparme të trurit”, thotë Ahmad Beyh, neuroshkencëtar që ka hulumtuar këtë temë në Kolegjin Universitar të Londrës [University College London]. Është interesante se kjo zonë, korteksi medial orbitofrontal, është gjithashtu i lidhur me vendimmarrjen dhe procesimin e shpërblimeve.

“E përjetojmë artin duke përfshirë fushat që ndërlidhen me shpërblimet. Kjo zonë përfshihet gjithashtu atëherë kur njerëzit janë të përqendruar në ndonjë detyrë dhe kur mendojnë për vetveten. Përvoja e këndshme është njëra mënyrë se si e përkufizojmë veten. Në thelb, arti pothuajse na përkufizon”, thotë Beyh. Ai ka zbuluar se sa më shumë të bukura gjejmë, aq më shumë truri ynë reagon ndaj tyre. “Sa më e fortë të jetë përvoja e bukurisë dhe artit, aq më e fortë është lidhja biometrike e aktivitetit në ato zona të trurit”.

Ne thjesht po e gërvishtim sipërfaqen – kur është fjala te njohuria se si arti ndikon në zhvillimin e trurit tonë, në shëndetin dhe mirëqenien e përgjithshme. Me kalimin e kohës, mund të rezultojë se kemi nevojë ta mbajmë trurin tonë të stimuluar dhe aktiv – në galeritë dhe në muzetë e ndryshëm, në të njëjtën mënyrë siç këtë e bëjmë për trupin tonë në palestër. /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:ArtikëshillaLifestyleshëndetishëndeti mendortop

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Udhëzuesi i duhur për t’u dukur më pak i lodhur!
Artikulli i ardhshëm SHBA thotë se është i ligjshëm produkti i Bitcoin – çfarë do të thotë kjo?

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Life Style

A do të ketë iPhone 18 një buton më pak?

4 Shikime
Life Style

Dushi me ujë të ftohtë apo të ngrohtë? Sekreti për më shumë energji dhe humor…

6 Shikime
Life Style

Si ndikon vitamina D në sistemin imunitar?

21 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?