Gjermani: Në një atmosferë festive shënohet liberalizimi i vizave për qytetarët kosovarë
Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani, në një atmosferë festive shënoi liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, përcjell albinfo.ch.

Në mesin e shumë miqve e të pranishme ishte edhe ministrja për Evropë dhe Klimë, Anna Lührmann, deputetë të ndryshëm të Bundestagut, përfaqësues të institucioneve gjermane, gazetarë, përfaqësues të shoqërisë civile e miq gjermanë.

Liberalizimi i vizave është vetëm një hap drejt rrugëtimit tonë të pakthyeshëm drejt Bashkimit Evropian.
Falënderues dhe mirënjohës përkrahjes së vazhdueshme gjermane ndaj Republikës sonë, shkruan Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani. /Katror.info
Përgatiti:
