Qendra Kinematografike e Kosoves njoftoi se në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë të Shqipërisë po hapin pavionin e përbashkët në European Film Market – EFM.
Ky pavion do të zhvillohet gjatë Berlinale – Berlin International Film Festival, në datat 15-21 shkurt, 2024.
“Gjatë këtyre ditëve në pavionin me numër 138, i cili gjendet në Hotel Marriot, Inge-Beishem-Platz 1, 10785 krahas promovimit të filmave tonë, do zhvillohen edhe takime të ndryshme me fonde filmit, parteritete ndërkombëtare, përfaqësues festivalesh, producentë e distributorë të ndryshëm”. thuhet në njoftimin e QKK-së./Katror.info