katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Mësoni ku është qendra juaj e votimit për zgjedhjet lokale
    35 minutes ago
    Von der Leyen: Po i afrojmë më shumë shtetet e ardhshme anëtare
    47 minutes ago
    Internet falas në sheshin e Ferizajt falë iniciativës WiFi4WB
    49 minutes ago
    Jehona Kicaj në garë edhe për Çmimin e Letërsisë ZDF në Gjermani
    2 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Dua Lipa bëhet fytyra e re e Apple me iPhone 17 Pro
    1 hour ago
    Bunkeri i Ulpianës hapet si qendër arti dhe kulture
    2 hours ago
    Oda Amerikane dhe Ministria e Mbrojtjes lansojnë ngjarjen e parë për dronë në Kosovë
    2 hours ago
    Prishtina mirëpret edicionin e 17-të të PriFest – Festivalit Ndërkombëtar të Filmit
    3 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Mural i veçantë në Ferizaj, frymëzim nga një fotografi e vjetër e Prishtinës
    2 hours ago
    Vargjet e Plator Gashit në bilbordet e Anacaprit dhe Napolit
    23 hours ago
    Annalena Baerbock emërohet Presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
    1 day ago
    The Great Gatsby feston 100 vjet
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    1 week ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    3 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    3 weeks ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    7 days ago
    A e dini se çfarë i ndodh organizmit nëse nuk konsumoni produkte bulmeti?
    2 weeks ago
    Çokollata e zezë ndihmon me kujtesën dhe zemrën
    2 weeks ago
    “Dubai” çokollata e ktheu fëstëkun në një biznes shumë fitimprurës
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Ky qytet evropian u shpall më i miri në Evropë për turistët
    2 days ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    7 days ago
    Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”
    7 days ago
    Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Ekonomia gjermane në kërkim të një strategjie të re
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Ekonomia gjermane në kërkim të një strategjie të re

Last updated: 23/02/2024 7:47 PM
63 Shikime
Shpërndaje

Nuk është lajm që ekonomia gjermane po ecën keq. Siegfried Russwurm, president i Shoqatës Federale të Industrisë Gjermane, tha në janar: “Krahasuar me shumicën e vendeve të tjera të mëdha të industrializuara, vendi ynë po mbetet edhe më shumë prapa. Ne nuk shohim asnjë shans për një rikuperim të shpejtë në vitin 2024”.

Por shumë pak njerëz kanë pritur që qeveria federale do të rishikonte në mënyrë të konsiderueshme parashikimin e rritjes për vitin 2024 – nga 1.3 në 0.2 për qind. “Ne jemi mjaft të befasuar”, thotë Almut Baler i Institutit të Kërkimeve Ekonomike RWI në Essen.

Ka gjëra të mira…

Mundesh me e lexu edhe…

Disa gjëra janë zhvilluar pozitivisht. Inflacioni ka rënë: vitin e kaluar inflacioni mesatar ka qenë 5.9 për qind, ndërsa këtë vit pritet një inflacion prej  2.8 për qind. Sipas raportit vjetor ekonomik të qeverisë federale, inflacioni mund të frenohet”, tha me optimizëm në Bundestag ministri i financave, Christian Lindner.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Është po ashtu pozitive që tregu i punës është i qëndrueshëm. Në Gjermani janë në marrëdhënie të rregullt pune rreth 46 milionë njerëz e këtë vit pritet një rritje e punësimit. Pagat janë rritur, ndaj njerëzit kishin para më shumë për të shpenzuar dhe për të nxitur ekonominë. Por konsumi nuk ishte sa është pritur – sepse ata preferojnë të kursejnë.

Pasiguria është shumë e madhe, kritikon Balerin dhe fajëson politikën për këtë. “Shumë shpresonin se gjërat do të përmirësoheshin, nëse do të jepeshin udhëzime të qarta për të menaxhuar tranzicionin e energjisë dhe sfidat e së ardhmes”, thotë ai.

Habeck dhe Linder – me qëndrime të kundërta

Socialdemokratët (SPD), Të Gjelbrit dhe liberalët (FDP) në koalicion, deri më tani nuk kanë arritur të kenë një drejtim të qartë. Sherre të vazhdueshme ka pasur sidomos mes ministrit të Ekonomisë Robert Habeck nga radhët e të ekologjistëve dhe kreut të FDP-së dhe ministrit të Financave, Christian Lindner.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ata të dy pajtohen se konkurrenca e Gjermanisë si një vend biznesi është i kërcënuar. Në prezantimin e raportit vjetor ekonomik në Berlin, Habeck foli për një “situatë jashtëzakonisht sfiduese”. Por ndërsa Lindner kërkon lehtësime tatimore për kompanitë, Habeck kërkon një fond investimi të posaçëm të financuar nga borxhet, që Lindner e refuzon. Habeck nuk do të komentojë këto mosmarrëveshje. Tani është më e rëndësishme të merreni me projektet e reformave të miratuara nga qeveria”, thotë ai.

Problemi Nr. 1: mungesa e punëtorëve

Gjermania vuan nga probleme strukturore që janë krijuar prej vitesh. Problemi më i madh sipas Habecku është mungesa e punëtorëve, e cila do të përkeqësohet në vitet e ardhshme dhe do të ngadalësojë rritjen. “Ne kemi nevojë për të gjitha njohuritë dhe aftësitë, të gjitha duart dhe mendjet, të gjitha talentet”, thotë ai.

Ajo që nevojitet, beson ai, është më shumë shkollim, më shumë mundësi për gratë dhe stimuj më të mirë për të moshuarit që të punojnë vullnetarisht më shumë. Por kërkohet më shumë edhe punëtorë të huaj të kualifikuar dhe një integrim më i mirë i refugjatëve në tregun e punës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Shtrohet edhe pyetja: “kush jemi ne si Gjermani?” Mund t’ju them se, nëse të gjithë këta njerëz nuk i shohim si partnerë, miq dhe gjermanë, atëherë ekonomia jonë do të dështojë”.

Burimet e rinovueshme të energjisë duhet të zgjerohen masivisht, proceset industriale duhet të bëhen neutrale ndaj klimës përmes subvencioneve. Burokracia e panevojshme duhet të reduktohet.

Marrëdhëniet tregtare me vendet e tjera duhet të zgjerohen, duhet të ketë më shumë banesa sociale dhe të modernizohet infrastruktura e transportit. Gjithsej 70 miliardë euro investime janë planifikuar për vitin 2024. Përveç kësaj, janë edhe 49 miliardë euro të tjera nga fondi i klimës që mund të shfrytëzohen.

Shumë ligje të panevojshme

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Nuk janë vetëm kompanitë që shikojnë me shumë interes se çfarë vendimesh po merr qeveria. SPD, ekologjistët dhe FDP janë larg objektivit të tyre për të ndërtuar 400.000 apartamente të reja çdo vit. Reduktimi i burokracisë, i paralajmëruar që nga fillimi i kësaj qeverie, nuk po bëhet.

“Kemi shumë ligje të panevojshme. Nëse i heqim ato nuk do të humbisnim asgjë”, thotë Clemens Fuest nga Instituti Ifo për Kërkime Ekonomike në Mynih. Fajin e kanë edhe qeveritë e mëparshme. “Por kemi një rritje të madhe të barrës, një shpërthim të ekonomisë së planifikuar, kemi ndërhyrje që rëndojnë ekonominë”.

A do të jetë sërish e përballueshme energjia së shpejti? Ministri i Ekonomisë Habeck sheh një fije shprese kur bëhet fjalë për çmimet e energjisë. Gazi dhe energjia elektrike janë dukshëm më të lira. “Çmimet e energjisë nuk janë ende aty ku duam të jenë, por ato kanë rënë më shpejt dhe në mënyrë të konsiderueshme nga sa mund të prisnim disa muaj më parë”.

Ata që kanë nevojë për shumë energji – le të shkojnë jashtë vendit

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Por a mjafton kjo të mbijetosh në konkurrencën ndërkombëtare? Marcel Fratzscher, president i Institutit Gjerman për Kërkime Ekonomike (DIV), dyshon për këtë: “Në afat të shkurtër, asgjë nuk do të ndryshojë për shkak se kostot e energjisë në Gjermani do të mbeten dukshëm më të larta, sesa në ekonomitë e tjera që nuk ishin aq të varura nga gazi dhe nafta ruse”, thotë Fratzscher.

Ai beson se mbështetja financiare (e shtetit) për kompanitë që përdorin sasi të mëdha energjie është një qasje e gabuar. “Transformim do të thotë që nuk mund të çimentosh strukturat ekzistuese, por duhet të lejosh ndryshimin. Ndaj nuk është keq nëse disa kompani që kanë nevojë më shumë për energji zhvendosin prodhimin dhe vendet e punës jashtë vendit”.

Por nga ana tjetër, duhet të promovohen industritë premtuese. “Ky orientim strategjik me plan, prioritete dhe mbi të gjitha me një politikë të koordinuar evropiane, është ajo që na mungon për momentin”, përfundoi Fratzscher. /DW /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:EkonomiaGjermanialajme të mirapunësimpunëtorstrategjitop4

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Çiftet e 1/8-tës së Ligës së Konferencës, një super ndeshje në këtë fazë
Artikulli i ardhshëm Kjo është një nga aftësitë më të mira për të zotëruar sot

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Dua Lipa bëhet fytyra e re e Apple me iPhone 17 Pro

12 Shikime
Lajme të mira

Bunkeri i Ulpianës hapet si qendër arti dhe kulture

9 Shikime
Lajme të mira

Oda Amerikane dhe Ministria e Mbrojtjes lansojnë ngjarjen e parë për dronë në Kosovë

8 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?