Samsung është një nga kompanitë që dy-tre vitet e fundit është kritikuar për mospërmirësimin e shpejtësisë së mbushjes së smartfonëve të saj dhe duket se këto kritika nuk prekin kompaninë koreano-jugore.
Ndërsa konkurrentët kinezë të Samsung ofrojnë shpejtësi të karikimit të telefonit deri në 240 W, Samsung ka “ngecur” në karikimin 45 W për disa kohë. Edhe pse u spekulua se vitin e ardhshëm Samsung do ta përmirësojë këtë segment, informacionet e fundit nuk e tregojnë këtë.
Versionet kineze të serisë Samsung Galaxy S24 – Samsung Galaxy S24, Samsung Galaxy S24+ dhe Samsung Galaxy S24 Ultra kanë marrë certifikatat CCC në Kinë. Sipas informacionit të disponueshëm në këto certifikata, është zbuluar se të gjitha modelet do të ruajnë të njëjtën shpejtësi karikimi si paraardhësit e tyre.
Kështu, certifikatat zbulojnë se Samsung Galaxy S24 (SM-9210) do të vijë me mbështetje për karikim të shpejtë 25W, ndërsa Samsung Galaxy S24+ (SM-S9260) dhe Samsung Galaxy S24 Ultra (SM-9280) do të mbështesin karikimin e shpejtë 45W si paraardhësit.
Është e mundur që softueri Samsung të shkurtojë disi kohën e karikimit të telefonit, por edhe nëse e bën këtë, do të jetë një përmirësim i vogël. Për kujtesë, të tre modelet nga seria Galaxy S23 mund të karikohen plotësisht për rreth një orë.
Tashmë është zbuluar se Samsung Galaxy S24 do të ketë një bateri 4000 mAh, Samsung Galaxy S24+ një bateri 4900 mAh, ndërsa Samsung Galaxy S24 Ultra do të jetë i pajisur me një bateri 5000 mAh.
Seria Samsung Galaxy S24 do të zbulohet në tremujorin e parë të 2024, në ngjarjen e parë të Samsung Galaxy Unpacked vitin e ardhshëm./Katror.info