Ndezin kondicionerët në vetëm 20 gradë, edhe pse jashtë është 15 gradë më lart dhe ndonjëherë kondicionerët punojnë pa ndërprerje. Mjekët këshillojnë se kjo nuk është e shëndetshme dhe se temperatura duhet të rregullohet në mënyrë që diferenca jashtë të mos jetë më shumë se disa gradë, maksimumi deri në tetë.
Mirëpo, duke qenë se situata nuk është më e mirë as gjatë mbrëmjes, shumë po pyesin se si ta freskojnë shtëpinë, e të mos zgjohen të nesërmen me muskuj të ngurtësuar. Mjekja Biserka Obradoviç ka shpjeguar se si të ftohen dhomat dhe ka shpjeguar pse nuk është mirë të lihet kondicioneri ndezur gjatë natës.
Ne nuk mund të flemë me kondicioner ndezur nëse është në dhomën e gjumit, por para se të flini është e nevojshme të ftohen dhomat, domethënë të ndizni kondicionerin në një dhomë tjetër ose të ftohni dhomën e gjumit nëse pajisja është në të dhe më pas fikeni.
Prandaj, kondicioneri nuk duhet të funksionojë gjithë natën në dhomën ku flini. Ekspertët thonë se një temperaturë perfekte në dhomë gjatë verës është midis 26-27 gradë. Edhe pse, sigurisht, varet edhe nga lloji i njerëzve, numri i tyre dhe nga fakti nëse dhoma mund të mbyllet që të mos humbasë freskia, nëse nuk ekspozohet drejtpërdrejt në diell, nëse ka foshnja ose persona vulnerabël, si për shembull të moshuarit. Nëse keni edhe ventilator, mund të alternoni përdorimin e ajrit të kondicionuar dhe ventilatorit. /Katror.info