Telefonat inteligjentë, kompjuterët, kufjet dhe shumë pajisje të tjera teknike mund të lidhen përmes lidhjes Bluetooth. Për të aktivizuar funksionin, zakonisht mjafton të klikoni mbi simbolin e njohur që ngjan me shkronjën “B”. Por çfarë do të thotë në të vërtetë ky simbol?
Sot, pothuajse të gjithë përdorin lidhjen Bluetooth. Qoftë për lidhjen e një smartphone me kufje Bluetooth, për përdorimin e miut dhe tastierës me valë në zyrë, ose për dërgimin e fotove dhe videove te miqtë afër. Por çfarë fshihet në të vërtetë pas saj?
Në një kuptim më të ngushtë, termi “Bluetooth” i referohet shkëmbimit të informacionit nëpërmjet valëve të radios në distanca të shkurtra. Kjo do të thotë që telefonat celularë, laptopët dhe pajisjet e ngjashme të pajisura me Bluetooth mund të lidhen me njëri-tjetrin pa kabllo të dhënash dhe të luajnë çdo përmbajtje ose t’ua dërgojnë të tjerëve.
Pavarësisht se cilit prodhues shikoni, shenja për këtë lidhje është gjithmonë e njëjtë: është e kaltër me një shenjë që i ngjan një shkronje të shtrembëruar “B”.
Në fakt, shenja Bluetooth është një rune e shekullit të 10-të. Në atë kohë, Danimarka e sotme sundohej nga një mbret viking i quajtur Harald “Bluetooth” Blåtand, i cili ishte i pari që bashkoi fiset e shumta vikinge në mbretërinë e madhe daneze nën një kurorë, shkruan Katror.info
Shpikësit e lidhjes Bluetooth hasën në këtë histori, ndaj morën si shenjë inicialet e mbretit Haralad “H” dhe “B”, por të shkruara me karaktere runike skandinave.
Studiuesit ende nuk janë dakord se pse Harald mori pseudonimin “Bluetooth” në radhë të parë. Ndër të tjera, ekziston një teori që ai pëlqente të hante boronica, kështu që dhëmbët e tij ishin pothuajse gjithmonë të kaltër./Katror.info