Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se merr përgjegjësinë për rezultatin e zgjedhjeve, duke theksuar se do t’i japë llogari vetëm LDK-së dhe votuesve të saj.
Në një konferencë për media të dielën mbrëma, ai prezantoi rezultatet preliminare të numërimit të brendshëm, duke treguar se LDK-ja ka siguruar 158.954 vota ose 18.1% të totalit, shkruan Katror.
“Ndonëse kemi shënuar rritje të konsiderueshme krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, ky nuk është një rezultat i kënaqshëm,” tha Abdixhiku.
Ai shtoi se presin rreth 30-35 mijë vota nga diaspora, duke e çuar rezultatin e LDK-së në rreth 190 mijë vota.
Abdixhiku u shpreh i gatshëm të jetë pjesë e opozitës në legjislaturën e re dhe konfirmoi se nuk ka ndërmend të japë dorëheqje./Katror.info.