katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Aa
  • Home
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    1 year ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    1 year ago
    Të ngrisim një gotë për…
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Google vishet kuq e zi, uron shqiptarët për 111-vjetorin e Pavarësisë
    5 hours ago
    111 vjet shtet nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
    6 hours ago
    Koncert me klasikët shqiptarë për nder të 28 Nëntorit
    7 hours ago
    Mbi 100 prodhues në “Javët e Biznesit Kosovar 2023”
    7 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    1 year ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    1 year ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Me simbolin e shqiponjës, kryetari i New York-ut uron shqiptarët për 28 nëntorin
    2 hours ago
    Bradley Cooper shpreh dëshirën për t’u bërë pjesë e “Hangover 4”
    7 hours ago
    “Where Eagles Fly” – James Roger
    7 hours ago
    Koncerti për 28 Nëntor në Tiranë pritet të ketë rreth 500 artistë
    6 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    1 year ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    1 year ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Instagrami i mundëson përdoruesve shkarkimin e përmbajtjes së Reel
    1 day ago
    Mos harroni: Bëjeni këtë në llogarinë tuaj në Google para datës 1 dhjetor!
    1 day ago
    Një veçori e re po vjen në ChatGPT-in falas
    2 days ago
    Startupi që krijoi chatbotin Pi beson se mund ta ‘shkel’ OpenAI
    3 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    1 year ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    1 year ago
    Postimet e fundit
    U ribashkuan anëtarët e grupit “Destiny’s Child”
    2 hours ago
    Gjithçka që duhet të dini për dietën ‘Sirtfood’
    6 hours ago
    Cilat ushqime me myk mund t’i hani e cilat t’i përdorni?
    22 hours ago
    Kështu duhet ta hani mëngjesin që të ndiheni më mirë
    1 day ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    1 year ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    3 months ago
    Postimet e fundit
    Këto janë qytetet me restorantet më të shtrenjta dhe më të lira në Evropë
    24 hours ago
    Bansko – një parajsë e papritur për nomadët digjitalë
    1 day ago
    Vizitojeni Këlnin – qytetin ku lindi kolonja -parfumi
    2 days ago
    Kështjella misterioze ‘mesjetare’ në ishull pranë përfundimit në Poloni, por askush nuk di nga kush a përse
    3 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Ekspozita e Abi Shehut dhe Sara Rodiqit, ‘Mbi Lum’ analizon veprimet që ndikuan në zhdukjen e lumenjve në Prishtinë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Aa
  • Home
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Home » Ekspozita e Abi Shehut dhe Sara Rodiqit, ‘Mbi Lum’ analizon veprimet që ndikuan në zhdukjen e lumenjve në Prishtinë
Lajme të mira

Ekspozita e Abi Shehut dhe Sara Rodiqit, ‘Mbi Lum’ analizon veprimet që ndikuan në zhdukjen e lumenjve në Prishtinë

Last updated: 25/10/2023 12:42 PM
29 Shikime
Shpërndaje
Foto: Prishtina Insight
Foto: Prishtina Insight
Shpërndaje

Ekspozita “Mbi Lum”, një instalacion publik i artistes Abi Shehu dhe arkitektes Sara Rodiqi vjen këtë vikend.

Vepra bazohet në gjurmimin e shtratit të lumit Vellusha nëpërmjet audio-instalacioneve dhe skulpturave metalike. Duke e konsideruar materialitetin shprehës të akustikës për të prodhuar një formë të zgjimit estetik dhe ndijor të komunitetit, ky instalacion synon të rivendosë tonalitetin e një rryme të mohuar. Kjo punë është një ndërhyrje konceptuale që sjell nëntokën mbi sipërfaqe dhe synon të sjell tek qytetarët një vetëdije të re për qytetin përmes dëgjimit.

- ADVERTISEMENT -

Pikë takimi kryesor është te shkallët poshtë rrethit të Arbërisë (afër Stadiumit “Fadil Vokrri”) për një ecje në rrjedhën e Lumit Vellusha. Kjo ecje do të udhëhiqet nga Abi Shehu dhe Sara Rodiqi drejt skulpturës kryesore në Sheshin Skenderbeu ku ato do të flasin më gjerë rreth hulumtimit dhe qasjes së tyre artistike. Të gjithë vizitorët e pranishem të cilët e kanë përjetuar periudhën e qytetit me lumë janë të ftuar të ndajnë tregime që kontribuojnë në memorie kolektive të qytetit të Prishtinës. 

Mundesh me e lexu edhe…

111 vjet shtet nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë

Ekspozita do të hapet të shtunën, 28 tetor, nga ora 16:00, dhe do të qëndroj e hapur deri me 25 nëntor, 2023. 

Deri në fund të viteve ’40, qyteti i Prishtinës shtrihej mes dy lumenjve që dikur njiheshin si Vellusha dhe Prishtina (Prishtevka). Në vitet ’50, lumi Vellusha, që fillimisht rridhte nga kodrat e Gërmisë, u mbulua nga një sistem gypash. Më vonë në vitet ’70, të njëjtit fat iu nënshtrua lumi Prishtevka i cili rridhte nga pjesa perëndimore e qendrës së vjetër të qytetit. Si rezultat i mbulimit të tyre, lumenjtë e qytetit jo vetëm që mbetën të fshehur vizualisht, por u shndërruan në deponi mbeturinash, gjë që shkaktoi një biodegradim progresiv të florës dhe faunës së tyre. Kështu, në vitet ’80 Prishtina u bë qytet pa lumë. Ky fakt paradoksal është një pikë ankorimi i ndërhyrjes duke ditur rëndësinë e jetike të lumenjëve si burim hidroenergjetik.

- ADVERTISEMENT -

Mbi Lum’ është një instalacion publik i artistes Abi Shehu dhe arkitektes Sara Rodiqi që shqyrton veprimet që ndikuan në shndërrimin e këtyre lumenjve në ujëra të zeza për kryeqytetin. Veprat bazohen në gjurmimin e shtratit të lumit Vellusha përmes audio-instalacioneve dhe skulpturave metalike. Duke e konsideruar materialitetin shprehës të akustikës për të prodhuar një formë të zgjimit estetik dhe ndijor të komunitetit, ky instalacion synon të rivendosë tonalitetin e një rryme të mohuar. Kjo punë është një ndërhyrje konceptuale që sjell nëntokën mbi sipërfaqe dhe synon të sjell tek qytetarët një vetëdije të re për qytetin përmes dëgjimit. Lumi, si pavetëdija e qytetit, simbolizon rrjedhat e ndrydhura të një mjedisi kompleks ku konstituohet realiteti psiko-emocional i banorëve të tij. Duke marrë parasysh ekzistencën e mohuar të lumit, instalacioni krijon një hartë akustike të rrjedhës së tij, duke arritur kështu një gjallërim estetik të strukturës sociale të qytetit. Skulpturat e krijuara ngjajnë me format e jetës bimore që dikur lulëzonin përgjatë rrjedhës së lumit në Prishtinë. Duke u nisur nga studimet e bimëve si forma arti nga artisti Karl Blossfeld, skulpturat rezonojnë me natyrën si burim i formave estetike dhe në mënyrat sesi shkatërrimi i saj prish marrëdhëniet e komunitetit, të bukurën dhe vetë jetën. Duke e bërë lumin edhe një herë të imagjinueshëm përmes dëgjimit, instalacioni bën një kthim simptomatik të lumit në analogji me kthimin e impulseve të shtypura në ndërgjegje.

Biografi

Abi Shehu (l. 1993 Lezhë, Shqipëri) është një artiste multidisiplinare, kërkimi artistik i së cilës mund të cilësohet si një arkeologji e pavetëdijes. Përmes kombinimit të artit vizual me atë mediatik, nga instalacionet tek arti zanor, ajo krijon peizazhe që mishërojnë dimensionet e papërfaqësueshme dhe të panjohura të njerëzve, shoqërive, vendeve dhe ngjarjeve historike. Puna e Shehut është ekspozuar në Hauser & Wirth, Menorca; Manifesta 14, Prishtinë; Galeria Zeta, Tiranë; ‘Në valë,’ me Gratë në Covid, e vende të tjera që përfshinë: Hapësira e Artit Bazament, Tiranë; Galeria e Bregdetit, Vlorë; EMOP, Berlin; Kino Rinia, Prishtinë; CLB, Berlin; dhe ArtHouse & Muzeu Marubi, Shkodër.

- ADVERTISEMENT -

Sara Rodiqi (l. 1997) është arkitekte dhe dizajnere me bazë në Vjenë dhe Prishtinë. Ajo aktualisht është duke përfunduar Diplom-Ingenieur në drejtimin Arkitekturë dhe Inxhinieri në Universitetin Teknik të Vjenës, e specializuar në dizajn strukturor dhe fabrikim robotik. Praktika e saj përqendrohet rreth aplikimit të teknologjive bashkëkohore në prodhimin krijues. Rodiqi ishte pjesë e ekipit të produksionit të ekspozitës “Në skemën e madhe të gjërave” në Grand Hotel Prishtina në kuadër të Manifesta Bienales. Ekspozita shtrihej në tetë kate të hotelit dhe përfshinte shumicën e veprave të artit të Bienales. Ajo gjithashtu realizoi komisione të ndryshme arkitekturore rezidenciale dhe tregtare./Katror.info

Përcillni Katrorin edhe në rrjete sociale

Facebook, Instagram, TikTok, YouTube, X (Twitter), Threads

Përgatiti:

Reita Demi
  • Reita Demi
    https://katror.info/author/reita/
    Koncert me klasikët shqiptarë për nder të 28 Nëntorit
  • Reita Demi
    https://katror.info/author/reita/
    Mbi 100 prodhues në “Javët e Biznesit Kosovar 2023”
  • Reita Demi
    https://katror.info/author/reita/
    Sa shumë shpenzojnë shqiptarët? 
  • Reita Demi
    https://katror.info/author/reita/
    A i dini 10 shkurtesat më të dobishme në Microsoft Word?

TAGGED: Abi Shehu, ekspozita, lajme të mira, lumenjte, planifikimi urban i Prishtines, Prishtina, Sara Rodiqi, top1
Reita Demi October 25, 2023 October 25, 2023
Shpërndaje
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm I përkthyer në gjermanisht, romani i Ag Apollonit promovohet sot në Cyrih
Artikulli i ardhshëm Zëvendëspresidenti i UEFA, Armando Duka premton përkrahje për futbollin e Kosovës

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Google vishet kuq e zi, uron shqiptarët për 111-vjetorin e Pavarësisë

13 Shikime
Lajme të mira

111 vjet shtet nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë

6 Shikime
Foto: Filharmonia e Kosoves
Lajme të mira

Koncert me klasikët shqiptarë për nder të 28 Nëntorit

8 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

Pages

Home
Kontakti

Kategoritë

Lajme te mira
Katrori YT
People
Viral
Fun
-Kuriozitet
-Life Style
Udhë
Shije

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

Facebook Like
Twitter Follow
Instagram Follow
Youtube Subscribe

Secured by  

 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë 10000


katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.
Gazetarë, profesionistë të web-it dhe social mediave punojnë me dashuri për me ju sjell Lajme të Mira çdo ditë :)
Qëllimi ynë kryesor është që të promovojmë sa më shumë sukseset e personave dhe shoqërisë ku ata jetojnë e që për lexuesit tanë përbën lajm të mirë!
© 2022 - katror.info


Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
Welcome Back