Modelja Behati Prinslow solli në jetë fëmijën e tyre të tretë mëngjesin e së hënës, më 30 janar.
Adam Levine dhe Behati Prinslow u bënë prindër për herë të tretë pasi modelja lindi të hënën në mëngjes, më 30 janar. Sipas informacioneve të Daily Mail, vokalisti 43-vjeçar i “Maroon 5” dhe modelja 34-vjeçare kanë mirëpritur fëmijën e tyre të tretë, pa bërë ende të ditur gjininë.
Çifti është i martuar që nga viti 2014 dhe tashmë ka dy vajza Gio Grace dhe Dusty Rose, të cilat janë përkatësisht 4 dhe 6 vjeç.
Levine dhe Prinslow ishin në qendër të vëmendjes disa muaj më parë, me rastin e skandalit për tradhëti.
Qëndrimi i Behati Prinslow bëri përshtypje të madhe në mediat e huaja, pasi përkundër ankesave të shumta nga gra të ndryshme, ajo nuk u largua për asnjë minutë nga krahu i bashkëshortit të saj, duke e mbështetur atë deri në fund.
Këngëtari është akuzuar nga pesë gra se u kanë dërguar mesazhe seksuale, ndërsa gruaja e tij ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të tretë./Katror.info