Adele tronditi publikun kur u martua pa lajmërim dhe kur dasma e saj me Rich Paul u bë publike, detaje filluan të dalin në pah.
Këngëtarja u këshillua nga miqtë që të lidhë një marrëveshje paramartesore për të mbrojtur 220 milionë dollarët e saj, të cilat ajo i fitoi kryesisht nga shitjet e albumeve. Duke pasur parasysh projektet e reja dhe rritjen e platformave digjitale, pasuria e saj do të shtohet.
Adele zotëron disa shtëpi, dhe rezidencat e saj kryesore janë një pasuri me vlerë “vetëm” 11 milionë dollarë në Angli, dhe ajo ka gjithashtu një pronë në Kaliforni, me vlerë 10.5 milionë dollarë. Përveç kësaj, ajo zotëron edhe dy shtëpi në Londër që vlerësohen të jenë 14 milionë dollarë. Njëra prej tyre është 9.5 milionë dollarë dhe në fund të vitit 2021, Adele bleu rezidencën e aktorit Sylvester Stallone në Los Angeles për 58 milionë dollarë.
Duke marrë parasysh shifrat imponuese, nuk është për t’u habitur që këngëtarja vendosi të mbajë gjithçka nën kontroll, megjithëse është krenare për martesën e saj me Paul, shkruan Daily Mail.
Kujtojmë, Adele tashmë ka një martesë pas saj. Ajo ishte e martuar me Simon Konecki, me të cilin pati një djalë, Angelo, në vitin 2012./Katror.info