Aktoren Emma Watson e kemi parë duke u rritur në ekranin e vogël. Që në moshën 10-vjeçare, ylli britanik, e njohur më së shumti për rolin e Hermione në filmat e Harry Potter, ka qenë në qendër të vëmendjes.
Megjithatë, angazhimi i saj i fundit në aktrim ishte në vitin 2019 në filmin Little Women, dhe tani aktorja 33-vjeçare zbuloi për British Vogue se si vendimi për të ndërprerë karrierën e saj të aktrimit për një kohë pati një ndikim pozitiv në jetën e saj.
“Duke marrë parasysh që jam në një biznes ku gjërat ndodhin shumë shpejt, vendimi për të marrë kohë për veten më dukej shumë i madh dhe i rëndësishëm. Unë kam qenë gjithmonë vetëm një aktore dhe tani jam kthyer pas kamerës, kam filluar të shkruaj dhe studioj gjëra, të bëjë gjëra që nuk i kam bërë kurrë më parë”, pranon Watson, duke shtuar: “Jam shumë e lumtur që u largova nga aktrimi. Ndjehem sikur më në fund kam zërin tim, hapësirën krijuese dhe më shumë autonomi.”/Katror.info