Grupi amerikan i rock’n’roll Aerosmith ka njoftuar një turne lamtumire për të shënuar më shumë se pesë dekada së bashku në skenën e muzikës.
Bendi i njohur muzikor Aerosmith ka njoftuar se do të mbajë turneun përshëndetës, për të shënuar periudhën mbi 50-vjeçare të formimit të tyre.
Që të gjithë anëtarët e grupit të famshëm amerikan të muzikës rock ‘n’ roll janë në të 70-tat tash.
Grupi është i famshëm për hitet si “Dream On”, “Walk this Way” dhe “I Don’t Want To Miss A Thing”.
Grupi njoftoi për turneun përshëndetës në një video të publikuar të hënën, në të cilën u shfaqën edhe yje të famshëm si Sir Ringo Starr, Dolly Parton dhe Eminem.
“Bëhuni gati dhe ecni kësaj rruge, do të keni shoun më të mirë të jetës suaj”, është thënë në deklaratë të përbashkët. /Katror.info