Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, në partneritet të ngushtë me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, me mbështetjen e Fondit Evropian për Demokraci, Misionit në Kosovë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur,Zërit të Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve sot ndau Çmimet Vjetore për Gazetari – 2023.
Fituesit, autorë të storjeve më të mira do të shpërblehen për tetë kategoritë si në vijim:
- Gazetari i vitit / Gazetarja e vitit iu nda gazetarëve Alberta Hashanit si dhe Vullnet Krasniqit.
- TV Storja më e mirë e vitit iu nda Behar Mustafës si dhe Valon Fanës.
- Çmimi ‘Web Storja më e mirë e vitit’ iu nda Aulonë Kadriut nga Kosovo 2.0 për artikullin “Jemi në një geto të vërtetë” dhe “Qytetarët vs Visametric.”
- Kameramani më i mirë i vitit / Kameramanja më i mirë e vitit iu nda Arben Hotit.
- Çmimi i gazetarisë për fuqizimin e gruas iu nda Dardan Hotit dhe Aulonë Kadriut.
- Raportimi më i mirë nga sporti iu nda gazetarës Vjosa Çerkini.
- Raportimi më i mirë rreth anti-gjipsizmit iu nda Besarta Hotit dhe Herolind Ademit.
- Raportimi më i mirë mbi shëndetësinë e fitoi gazetarja e grupit KOHA, Saranda Rama.
Nëpërmjet këtyre çmimeve synohet të nderohen gazetarët që publikuan storje në vitin 2023, qoftë në mënyrë të pavarur, qoftë si punonjës të mediumeve të ndryshme. Synimi i këtyre çmimeve është të vlerësohen raportimet mediatike për të inspiruar gazetarët që të vazhdojnë mbulimin e çështjeve të rëndësishme për audiencën./Katror.info