Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, gazeta suedeze Expressen veçon 100 gra të suksesshme, të cilat shquhen për aktivitetin e tyre social, politik, sportiv e kulturor.
Në këtë listë është edhe deputetja Aida Birinxhiku me origjinë nga Kosova.
Aida Birinxhiku është deputetja më e re në Parlament.
Pas përfshirjes në SSU, karriera politike mori hov. Së bashku me interesimin e saj politik, Aida Birinxhiku ka marrë edhe diplomën e drejtësisë – duke përfshirë semestrin e fundit të programit me shpejtësi të dyfishtë.
Aida është 23 vjeçare si dhe u rrit në Falkenberg të Suedisë.
Edhe vetë Aida reagoi në rrjetet sociale që u listua në mesin e 100 grave të suksesshme në Suedi.
“E lumtur dhe e nderuar që jam pjesë e listës së @TAG të Grave të Vitit 2023!”, shkroi Aida./Katror.info