katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Aa
  • Home
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    1 year ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    1 year ago
    Të ngrisim një gotë për…
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Bëri revolucion me OpenAI, Financial Times rendit Mira Muratin mes 25 femrave më me ndikim për vitin 2023
    4 hours ago
    Mbi 12 mijë të punësuar më shumë në tetor, krahasim me vitin paraprak
    5 hours ago
    Gjilani fal tatimin në pronë për 2023 deri në vlerën 100 euro
    6 hours ago
    1882 studente përfituese të bursës STEM prej 1 mijë eurosh
    7 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    1 year ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    1 year ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Filmi Renaissance nga Beyonce nga 1 dhjetori në Cinestar Megaplex
    45 mins ago
    Dhurata 7000 dollarëshe i ndryshoi jetën: Historia e muzikantit Klajdi Cerriku që sot jep shfaqje në Brodway
    14 hours ago
    Bëri revolucion me OpenAI, Financial Times rendit Mira Muratin mes 25 femrave më me ndikim për vitin 2023
    4 hours ago
    Revista prestigjioze ‘Rolling Stone’ e rendit albumin e Bebe Rexhës si një nga 100 albumet më të mira të vitit
    5 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    1 year ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    1 year ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    1 year ago
    Postimet e fundit
    WhatsApp po rikthen një veçori të cilën e kishte larguar një vit më parë
    24 hours ago
    Amazon prezanton chatbotin me Inteligjencë Artificiale të quajtur Q
    1 day ago
    OpenAI nuk pritet t’i ofrojë Microsoftit ulëse në bordin e ri të kompanisë
    1 day ago
    Instagrami i mundëson përdoruesve shkarkimin e përmbajtjes së Reel
    3 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    1 year ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    1 year ago
    Postimet e fundit
    U ribashkuan anëtarët e grupit “Destiny’s Child”
    2 days ago
    Gjithçka që duhet të dini për dietën ‘Sirtfood’
    3 days ago
    Cilat ushqime me myk mund t’i hani e cilat t’i përdorni?
    3 days ago
    Kështu duhet ta hani mëngjesin që të ndiheni më mirë
    4 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    1 year ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    4 months ago
    Postimet e fundit
    AI mund t’ju ndihmojë t’i planifikoni pushimet, nëse dini ta pyesni
    5 hours ago
    Qyteti toskan që ofron histori të lashtë dhe ujëra shëruese
    5 hours ago
    5 gjërat kryesore për të parë dhe bërë në Marsejë
    7 hours ago
    Organizata Botërore e Turizmit zgjodhi fshatin më të mirë në botë
    7 hours ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Aktivistet që mbështesin kauzat për të drejtat e njeriut
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Aa
  • Home
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Home » Aktivistet që mbështesin kauzat për të drejtat e njeriut
Lajme të mira

Aktivistet që mbështesin kauzat për të drejtat e njeriut

Last updated: 19/10/2023 9:24 PM
250 Shikime
Shpërndaje
Foto: Katror Media
Shpërndaje

Krijimi i një shoqërie gjithëpërfshirëse, që i trajton njerëzit në mënyrë të barabartë është thelbësore për të pasur një mjedis të shëndetshëm dhe demokratik. E krijimi i këtij mjedisi është edhe më thelbësor kur bëhet fjalë për personat me aftësi të kufizuar.

Kështu, si shumë organizata të tjera të cilat dalin në përkrahje të këtij komuniteti, promovimin e punësimit, shkollimit, integrimit dhe trajtimit të barabartë të personave me aftësi të kufizuara, tash e 10 vjet po e bën organizata You Can Do përmes projekteve e aktiviteteve të shumta.

- ADVERTISEMENT -

“Aktivitetet që organizata i ndërmerr janë përgatitja e të rinjve në gjuhët e huaja, në çështjen e teknologjisë, mësimin e kompjuterit dhe telefonave të mençur, përgatitja e të rinjve për Universitet të Prishtinës, për punësimin e tyre dhe gjëra të tjera për ata që kanë nevojë,” thotë Jusuf Fazliu, drejtues i OJQ You Can Do.

Mundesh me e lexu edhe…

Mbi 12 mijë të punësuar më shumë në tetor, krahasim me vitin paraprak

Jusufi shpjegon se misioni kryesor i kësaj organizate është integrimi në shoqëri i personave me aftësi të kufizuar, në veçanti të rinjve. E drejt përmbushjes së këtyre qëllimeve, sipas tij rol të rëndësishëm kanë pasur të rinjtë vullnetarë.

Jusuf Fazliu, You Can Do

“Ne si organizatë e kemi pasur fatin që qe tri vite, të cilët nuk na janë nda për çdo aktivitet të mundshëm… Këta merren me çështjen e shkrimit të projekteve, me çështje të lëvizjes kur kemi takime të ndryshme dhe me çdo gjë organizata e merr, me çdo aktivitet që e ka organizata, vullnetarët janë të përfshirë në ndihmën tonë që ne t’i realizojmë aktivitetet dhe projektet në mënyrën ma të mirë,” shprehet Fazliu.

E pyetur se sa ndihmon angazhimi i vullnetarëve, drejtoresha e kësaj organizate, Merita Hasani shprehet:

- ADVERTISEMENT -

“Vullnetarët kanë një rol kyç në organizimin e projekteve dhe aktiviteteve tona, për arsye se vërehet shumë vullneti, puna e angazhimi i tyre, sidomos kur jemi vazhdimisht duke punuar me persona me aftësi të kufizuar, persona të verbër të cilët e përbëjnë shumicën e organizatës dhe kanë nevojë vazhdimisht për shoqërues për shkak të kushteve të këqija që shteti jonë i ofron për këta persona,” thotë Hasani.

E ani pse është sfiduese të gjenden vullnetarë që duan të përkrahin dhe mbështetin iniciativat që lidhen me mirëqenien dhe të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, organizata ka gjetur mënyra për të zgjuar interesimin e të rinjve për punë vullnetare.

Merita Hasani, You Can Do

Merita shpjegon se përgjatë tri viteve të fundit You Can Do hap thirrje për vullnetarë dhe e bën shpërndarjen e tyre edhe në universitete e fakultete të ndryshme duke targetuar kështu studentë nga fusha të ndryshme.

“Ne kemi pritur e përcjellë shumë vullnetarë. Besoj që numri mund të jetë dikur afro 30-40 vullnetarë të cilët kanë qenë të angazhuar në projekte të shumta,” tha ajo.

Hasani shpjegon se rrugëtimin në You Can Do edhe ajo e ka nisur si vullnetare dhe shprehet se angazhimi i saj asokohe e ka nxitur të kuptojë rëndësinë e angazhimit dhe të avokuarit për një kauzë.

- ADVERTISEMENT -

” Çdo njeriut i vyen një kauzë në jetë për të cilën duhet me luftu; për të mirën e vendit të vet, për të mirën e një komuniteti të cilin ti në baza vullnetare e ndihmon. Besoj që ajo ndjenja që ti ke përmirësu një jetë apo një çështje të caktume është shumë e mirë.”

E Meritës, Jusufit dhe pjesëtarëve të tjerë të organizatës i ka dalë për dy vite me radhë në ndihmë edhe Saranda Krasniqi, menaxherja e projekteve e cila kryesisht punon në baza vullnetare. Kështu, ajo na shpjegon se si e nisi këtë rrugëtim.

“Qysh e vogël e kam mendu veten me i ndihmu njerëzit pavarësisht moshës apo gjinisë që i përket edhe në momentin që e kam pa që janë persona me aftësi të kufizume kam mendu që tash e kam një mundësi me u ba e dobishme për komunitetin… Aktivitetin e parë (si vullnetare) e kam mbajtur në datën e 3 dhjetorit që është “Darka e errët” e që në organizatën tonë tashmë është një traditë,” thotë Saranda Krasniqi, menaxhere e projekteve në You Can Do.

- ADVERTISEMENT -
Saranda Krasniqi, You Can Do

E pyetur rreth sfidave me të cilat ajo dhe aktivistët e vullnetarët e tjerë përballen, Saranda shpjegon se sfida më e madhe është të qëndruarit të motivuar dhe stoik ndaj një kauze a problematike, ani pse në shumicën e rasteve ato nuk merren parasysh nga institucionet. Mirëpo, këto nuk e ndalin atë dhe miqtë e saj.

“Kjo të demotivon në një farë forme, por kur i sheh personat me aftësi të kufizume dhe i dëgjon prapë ankesat e tyre, komplet i mbledh forcat që i ke dhe vazhdon para me kërkesa të reja. Mundohesh me mbajt aktivitete, trajnime, çka do qoftë,” tha Saranda Krasniqi.

Kështu, edhe përgjatë “Javës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë” e cila me një marsh u shënua më 15 tetor, Saranda bashkë me pjesëtarët e tjerë të organizatës, anëtarët dhe vullnetarët kanë ngritur zërin rreth problemeve dhe sfidave me të cilat përballen personat e verbër dhe me shikim të dobësuar, duke u bërë thirrje institucioneve për vendosjen e pllakave taktile, sinjalizuesve në pritore të autobusëve dhe brenda tyre./Katror.info

Edicionin #26 të plotë e gjeni KËTU 🙂

Përcillni Katrorin edhe në rrjete sociale

Facebook, Instagram, TikTok, YouTube, X (Twitter), Threads

Përgatiti:

  • 4 aspekte të Fitness-kulturës dhe dietë-kulturës që DUHET me i rimendu
  • Fuqizimi i grave në Mitrovicë përmes agro-turizmit
  • Taco-supë; supa meksikane që DUHESH me e kërku
  • Brokolli-pica; versioni "healthy" që s'ja len keq as super-shijes

- ADVERTISEMENT -
TAGGED: aktivizem qytetar, Lajme te mira, Shkopi i Bardhe, top, tophome1, vullnetarizem, You Can Do
October 19, 2023 October 19, 2023
Shpërndaje
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Gerard Butler, Jason Momoa dhe Oscar Isaac do të luajnë në trilerin e ardhshëm kriminalistik
Artikulli i ardhshëm Rita Ora bashkë me Taikan pjesëmarrës në koncertin e Madonnas në Londër

Mundesh me e lexu edhe...

Kuriozitet

‘Avioni fluturon me vaj gatimi’, testi me karburant ekologjik

5 Shikime
Lajme të miraPeople

Bëri revolucion me OpenAI, Financial Times rendit Mira Muratin mes 25 femrave më me ndikim për vitin 2023

9 Shikime
Kuriozitet

Studim: Largimi nga forca gravitacionale e Tokës përshpejton kohën!

5 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

Pages

Home
Kontakti

Kategoritë

Lajme te mira
Katrori YT
People
Viral
Fun
-Kuriozitet
-Life Style
Udhë
Shije

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

Facebook Like
Twitter Follow
Instagram Follow
Youtube Subscribe

Secured by  

 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë 10000


katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.
Gazetarë, profesionistë të web-it dhe social mediave punojnë me dashuri për me ju sjell Lajme të Mira çdo ditë :)
Qëllimi ynë kryesor është që të promovojmë sa më shumë sukseset e personave dhe shoqërisë ku ata jetojnë e që për lexuesit tanë përbën lajm të mirë!
© 2022 - katror.info


Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
Welcome Back