Aktori francez Alain Delon ka shitur mbi 80 vepra nga koleksioni i tij i artit në ankand për më shumë se 8 milionë euro.
“Ai nuk i pëlqen ankandet pas vdekjes”, tha aktorja Anouchka Delon, vajza e aktorit 87-vjeçar, për Le Journal du Dimanche.

Më shumë se 80 vepra nga koleksioni i tij i artit dolën në ankand të enjten, duke përfshirë La baie de Sainte-Adresse të Raoul Dufy, e cila u shit më shumë se një milion euro. Shitja e së enjtes ishte ankandi i gjashtë i veprave nga koleksioni i aktorit.

Më parë ai në ankand ka shitur edhe orë dhe skulptura prej bronzi. /Katror.info