Ryan Reynolds dhe Blake Lively janë një çift hollivudian i njohur për talljet me njëri-tjetrin në rrjetet sociale. E megjithatë, aktori e ka uruar gruan e tij për ditëlindjen e 36-të në një mënyrë të pazakontë për të.
Këtë herë ai ka dërguar një kartë shumë “serioze” dhe emocionale në të cilën ka theksuar se sa shumë do të thotë ajo për të.
“E vetmja gjë në botë që është e imja në mënyrë të pakthyeshme është dashuria, vlerësimi dhe frika që ndjej për këtë person. Të dëshmosh jetën e saj është diçka që nuk do ta merrja si të mirëqenë nëse do të provoja. Dhe më besoni, po përpiqem”, ka shkruar ai dhe ka ndarë disa foto së bashku.
Kujtojmë se gjashtë vite më parë aktori ka uruar bashkëshorten e tij për ditëlindjen duke publikuar një foto nga e cila thuajse e ka prerë fytyrën e bashkëshortes dhe ka ka lënë vetëm fytyrën e tij./Katror.info