Me look-un e saj të ri, aktorja Dakota Johnson i befasoi të gjithë, dhe i bëri të pyesin veten: Ka hyrë në ndonjë rol për të cilin po përgatitet, apo eshte duke ndjekur gjurmët e nënës së saj Melanie Griffith dhe gjyshes së saj Tippi Hedren dhe po bëhet bionde?
Aktoren e njohur “50 Shades of Grey”, e kemi parë gjithmonë me flokë të errët, dhe nuk ka eksperimentuar shumë me to. Por së fundi, ajo u shfaq me flokët të shkurtuar, në ngjyrë bjonde platin.

Në tetor, Johnson u pa duke filmuar spin-off-in e ardhshëm të “Spider-Man Madame Web”, me flokët e saj të zakonshëm të gjatë të errët dhe balluke. Në dhjetor, ka xhiruar një film tjetër në New York, “Daddio”, me aktorin Sean Penn, nga regjisoren Christy Hall.
Tani, është 100% bionde dhe është e vështirë të dallohet a po mban paruke, por gjithsesi cdo gjë duket shumë reale!