Një kompani japoneze akulloresh mblodhi disa nga përbërësit më të rrallë në botë për të krijuar një aromë akulloreje që kushton 6 mijë e 696 dollarë për racion.
Rekordet Botërore Guinness njoftuan se marka japoneze Cellato fitoi rekordin për akulloren më të shtrenjtë në botë me shijen e saj të re, të quajtur Byakuya.

Përbërësit e ushqimit të kushtueshëm përfshijnë një tartuf të bardhë të rrallë të rritur në Alba të Italisë, që kushton rreth 6,905 dollarë për gjysmë kilogrami. Akullorja gjithashtu përfshin Parmigiano Reggiano dhe pastën e quajtur sake lees.
New record: Most expensive ice cream – JP¥873,400 (£5,469; €6,211; $6,696) made by OMER in Japan.
The ice cream includes edible gold leaf, white truffle and natural cheeses 🍨 pic.twitter.com/kaJOACEear
— Guinness World Records (@GWR) May 18, 2023
Cellato e zhvilloi shijen me Tadayoshi Yamada, shefin e kuzhinës në restorantin Osaka RiVi. Kompania tha se kërkonte të kombinonte shijet evropiane dhe japoneze në diçka unike.
“Na u deshën më shumë se 1.5 vjet për t’u zhvilluar, me shumë prova dhe gabime për të përfituar shijen e duhur. Arritja e një titulli të rekordeve botërore Guinness e bëri të gjithë përpjekjen të vlejë”, tha një përfaqësues i Cellato për Guinness World Records. /Katror.info