katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Osmani mirëpret nisjen e zhbllokimit të konstituimit Kuvendit
    6 hours ago
    KDI: Procedurat e shkelura po bllokojnë konstituimin e Kuvendit
    6 hours ago
    Ambasadori britanik bën thirrje që sa më shpejt të konstituohet Kuvendi
    6 hours ago
    Rohde për moskonstituimin e Kuvendit: S’ka mjaft vullnet politik
    7 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Muzeu “Çast”: Një hap më shumë drejt luftimit të stigmës dhe luftës për drejtësi
    8 hours ago
    Vijnë urimet e para për Bashën kryeparlamentar
    12 hours ago
    Si e nisi legjenda Ferit Zekolli karrierën në basketboll?
    16 hours ago
    BE-ja jep 7.5 milionë euro për ta rritur qëndrueshmërinë energjetike të Kosovës
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Muzika si formulë e ruajtjes së identitetit
    16 hours ago
    Sonte mbahet koncerti solemn për 115-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës
    16 hours ago
    Magnus Carlsen e mposht ChatGPT-në në shah pas vetëm 53 lëvizjesh
    2 weeks ago
    Harry dhe Meghan nënshkruajnë marrëveshje të re shumëvjeçare me Netflix
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    6 days ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    7 days ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    2 weeks ago
    U deshën vetëm 24 orë ankesash që OpenAI të fillojë rikthimin e modelit të vjetër
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “Dubai” çokollata e ktheu fëstëkun në një biznes shumë fitimprurës
    4 days ago
    Kivi, fruti i parë me miratim shëndetësor nga BE-ja
    4 days ago
    Shumë kanë problem të konsumojnë shalqirin me fara, a janë vërtetë të rrezikshme për shëndetin?
    2 weeks ago
    Kjo është arsyeja pse të gjithë po shtojnë limon në ujë gjatë verës – përfitimet do t’ju befasojnë!
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Shqipëria “virtuale”, magnet për turistë nga e gjithë bota
    2 weeks ago
    Bodrumi: Nga mrekullitë antike tek parajsa e miliarderëve
    13 hours ago
    New York Times promovon Shqipërinë: Destinacioni turistik që po mahnit
    16 hours ago
    Franca është vendi më i vizituar në botë, pse pra nuk e ka aktivizuar turizmin?
    2 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Alan Parsons dhe definicioni i tingullit në muzikë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Alan Parsons dhe definicioni i tingullit në muzikë

Last updated: 21/07/2024 12:09 PM
154 Shikime
Shpërndaje
Alan Parsons

Meritat për muzikën, këngët që i dëgjojmë dhe kënaqemi me to zakonisht në tërësi ja japim performuesve, me raste autorëve, por shumë rrallë mjeshtërve që e caktojnë zërimin dhe tingullin e shpesh herë edhe vetë komponimin.

Alan Parsons është një legjendë e gjallë mes mjeshtërve të zërit. Leksionet e tij shpesh caktojnë tingullin e zhanrit me vite. Ai nuk ka frikë të përcjellë hapur dhe me mprehtësi gjithçka që ka akumuluar në dijeninë e vet mbi muzikën dhe tingullin. Dhe ka shumë. Jeta e tij ishte dhe është shumë më tepër se jeta e një inxhinieri të zërit i albumeve më të vlefshme në historinë e muzikës. Një pjesë e madhe e studentëve të tij e konsiderojnë atë një gjeni të vërtetë! Alan punën e vet e ka pasuruar edhe si multi-instrumentalist, vokalist dhe kompozitor.

Nëna e Alan-it këndonte në një grup që luante muzikë origjinale skoceze. Ai  trashëgoi prej saj ndjenjën e muzikës dhe talentin muzikor.

Mundesh me e lexu edhe…

Babai i tij, Denys Parsons përveçse se ishte një pianist dhe flautist i talentuar, punoi si regjisor, letrar, fizicient dhe kimist si dhe ishte edhe zyrtar shtypi për Bibliotekën Mbretërore Britanike.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ai ishte aktiv edhe në fushën e shkencës, zhvilloi të ashtuquajturin “Kodi Parsons”, me të cilin mund të klasifikohen meloditë muzikore. Ai u mor me akordim dhe tema muzikore në botimin “The Directory of Tunes and Musical Themes” (Sistemi i melodive dhe temave muzikore). Ai i tregoi Alanit se muzika dhe shkencat teknike janë shumë më afër njëra-tjetrës nga sa duket.

Në tetor 1967, në moshën 18-vjeçare, Parsons filloi të punonte në Abbey Road Studio si ndihmës inxhinier i audio shiritave. Në fillim si shërbëtor, i ashtuquajtur “masetor”, që do klasifikonte shiritat e magnetofonit.

Shumë shpejt ai fitoi privilegjin të marrë pjesë në seancat e regjistrimit të Beatles, duke regjistruar “Get Back” me ta, më vonë Let it Be. Ai gradualisht u zhvendos në aktivitete më komplekse dhe mori meritën e tij të parë të inxhinierisë së zërit për albumin legjendar Abbey Road.

Alan Parsons duke punuar në “The Dark Side of the Moon” të Pink Floyd

Në atë kohë, pothuajse ende fëmijë në studio, ai fillon të kuptojë se shumë gjëra që fillimisht duken të komplikuara dhe jo kompakte në studio mund të piqen me kalimin e kohës dhe të duken të freskëta dhe tërheqëse nga jashtë. Për shembull, ai përjeton Beatles në fazën e tyre të shpërbërjes, McCartney shkon në studio një ditë, Lennon në një ditë tjetër dhe Harrison në një tjetër. Ata nuk flasin shumë me njëri-tjetrin. Dhe Ringo i pakënaqur lëkundet mes tyre. Dhe Parsons duhej që të gjithë ata, ose punën e tyre t’i harmonizonte në një mënyrë funksionale.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sidoqoftë, u krijua “Abbey Road”, një album që luan një rol thelbësor në historinë e muzikës beat dhe rock. Alan mëson durimin, duke gjetur lidhjet midis instrumenteve, vokaleve dhe efekteve, duke nxjerrë gjërat thelbësore nga tingujt e ri.

Muzika e tij u pasqyrua në albumet e Beatles në projektet e Paul McCartney, albumet “Wild Life” dhe “Red Rose Speedway”, pesë albume nga The Hollies, dy albume nga Pink Floyd, “Atom Heart Mother” dhe “The Dark Side of the Moon”.

“Dark Side Of The Moon” (Ana e errët e hënës), një album pesimist dhe nihilist për paratë, lakminë, luftërat, por edhe për vetminë dhe frikën njerëzore nga kalimi i kohës, Pink Floyd e kishte përgatitur që në vitin 1971 dhe u regjistrua në Abbey Road për më pak se një vit nga pranvera e 1972 deri në pranverën e 1973. Pink Floyd po kërkonin dhe gdhendnin tingullin e tyre që do të shprehte me besnikëri disponimin e tyre të errët.

Duke marrë parasysh sasinë e mostrave dhe shtresave që përbënin Dark Side, në mënyrë të pabesueshme ajo u regjistrua nga vetëm Alan dhe anëtarët e Pink Floyd. Thjesht mund të imagjinoni që pesë prej tyre të ngatërrohen me arkat dhe monedhat për të marrë tingujt e të hollave në arka të supermarketit që shfrytëzohen për këngën “Money”. I dërguar për të kapur një mostër tjetër, Alan vizitoi një dyqan riparimi orësh dhe ndihmoi në regjistrimin e tingëllimit të tiktakeve, zileve dhe këmbanave të ndryshme që më vonë përdorën për këngën “Time”. Shumë nga tingujt e tjerë ishin gati dhe prisnin në dollapin e famshëm të ‘Abbey Road Effects’ duke përfshirë njoftimin e aeroportit të dëgjuar në “On the Run”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në momente delikate Pink Floyd nuk dinin si të silleshin me aranzhimet e incizuara dhe puna lihej përgjysmë. Në ato situata, ata bënë pushime të gjatë mes regjistrimeve dhe “thjesht shtynin negociatat e mëtejshme”. Në një nga ato momente, Alani hyn në studio dhe përpiqej të kuptonte se ku të shkonte me materialin e punuar, dhe Pink Floyd ia dhanë dorën e lirë “deri diku”.

Ai ndihmoi në mënyrë të konsiderueshme si teknikisht ashtu edhe nga ana zanore me tingullin me shtatë rrahje në fillim të këngës Money. Për shkak se zërat e Waters dhe Gilmour dukeshin jashtëzakonisht të ngjashëm, ai i diferencoi ata duke i dyfishuar, gjë që ndihmoi gjithashtu në akordimin e timbrit “ngjyra dhe rezonancat e zërit” të Gilmour.

Ai u përfshi në aranzhmane kur organizoi që Pink Floyd të kishte këngëtaren totalisht të panjohur, Claire Torrey e punësuar në EMI studio, të cilën e njihte nga projekte të tjera. Ai e angazhoi atë në “The  Great Gig in the Sky”(Koncerti madhështor në qiell), Torey me kërkesën e grupit improvizoi një melodi pa tekst mbi solon emocionale të Richard Wright-it në piano dhe kitarat melankolike të David Gilmour. Ajo personalisht mendoi se e kishte tepruar me bollëkun e vokaleve emocionale gati në eufori në kabinën e regjistrimit dhe ishte gati t’i kërkonte falje grupit me turp, por grupi me entuziazëm e siguroi se ajo kishte dhënë një performancë të përsosur dhe pikërisht kjo ishte ajo që ata  kërkonin.

Parsons eksperimentoi me përhapjen edhe panoramike të instrumenteve kuadrofonike gjatë miksimeve, më së shumti në komponimin avangard “On the Run” (Në ngutje).

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Nga ana tjetër “kryeveprat” e tij përfshijnë punën me jehonë (individualisht në instrumente dhe në mënyrë uniforme në të gjithë grupin). Edhe pse producenti Chris Thomas ishte përgjegjës për formën përfundimtare të tingullit të albumit, ata bashkë, kërkuan dhe gjetën një kompromis midis përzierjes “të thatë” dhe “të pastër” të favorizuar nga Waters dhe Mason, dhe versionit më të butë “echoey” të mbështetur nga Gilmour dhe Wright.

Alan pëlqen të tregojë historinë e komunikimit të shurdhët në Abbey Studio, kur Wright luante në piano në një studio të veçantë e grupi luante në studio tjetër me një sinjal të izoluar, duke mos u shqetësuar nga ndërthurja e instrumenteve të tjera. Wright ishte i lidhur nga distanca pa kontakt vizual dhe pa komunikim personal me grupin, vetëm përmes kufjeve dhe i humbur plotësisht. Ai nuk e kishte idenë nëse po incizonte me një grup live apo gjithçka shkonte në playback. Ai performoi pjesën e vet dhe në fund nuk kishte rëndësi se si por doli njëra nga kryeveprat e muzikës moderne.

Gjithsesi, viti i punës në “The Dark Side of the Moon” dha fryte të mëdha. Lindi një standard i ri i tingullit rock, i cili ndikoi thelbësisht dhe vazhdon të ndikojë në brezat që do të vijnë. Pas suksesit të “The Dark Side of the Moon”, krijimtaria e Alan u përfshi më tej nga Pink Floyd ndërsa ata filluan një turne në Amerikë, Alan duke përdorur tinguj të drejtpërdrejtë, dhe albumin epik të papublikuar Household Objects, një album i përbërë plotësisht nga mjetet e amvisërisë pa kurrfarë instrumenti muzikor. Alan vazhdoi të punonte në anën teknike të regjistrimit, por këto përvoja nxitën një largim nga inxhinieria dhe në një punë më krijuese si producent i vendosur në Abbey Road duke prodhuar hite nga grupet Pilot dhe Cockney Rebel, dhe nga John Miles dhe Al Stewart.

Në vitin 1975, ai refuzoi ftesën e Pink Floyd për të punuar prapë me ta në “Wish You Were Here”( Po të ishe ti këtu) – vazhdimi i Dark Side – dhe në vend të kësaj nisi projektin Alan Parsons Projekt me producentin, kompozitorin dhe këngëtarin e rastësishëm Eric Woolfson, të cilin e kishte takuar në Abbey Road.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Erik Woolfson me profesion edhe kontabilist zbuloi se gjatë shkollës së kontabilitetit se asnjë film i bazuar në histori të Edgar Allen Poe nuk kishin humbur kurrë para. Ai mendoi, ndoshta kjo mund të zbatohej në muzikë”. Së bashku ata krijuan albumin kryesor “Tales and Mystery of Imagination”, (Përralla dhe mistere të imagjinatës) i ndjekur nga nëntë albume të tjera që zgjasin 10 vjet. “The Raven” (Korbi) me motive nga Edgar Alan Poe paraqet aktorin Leonard Whiting në vokalin kryesor, me Alan Parsons që interpreton vokalin përmes një koduesi të zërit EMI. Sipas shënimeve të albumit, “The Raven” ishte kënga e parë rock që përmbante një vocoder digjital (Kodues vokal).

Edhe pse asokohe kritikohej se gjitha ato komponime të ndërlidhura me teknologji shumë vështirë performohen live, Alan kurrë nuk ka bërë kompromis për sasinë e shtresave dhe mostrave që mund të bënin në një incizim vetëm sepse nuk mund të performohej drejtpërdrejt”. Megjithëse mund të ketë qenë kështu në atë kohë, teknologjia e mëvonshme i ka bërë të mundur këtë. Dhe Alan Parson përveq që i ka në konto të vetë mbi 27 albume me Alan Parsons Projekt, 6 albume solo, ai i ka edhe 6 albume live, një me orkestër simfonike. I ka meritat në 16 albume të artistëve të ndryshëm si inxhiner i zërimit dhe 17 albume si producent. Sikur Alan të mos kishte mbuluar mjaft terren në industrinë e regjistrimit, ai u bë gjithashtu Zëvendës President i EMI Studios Group në 1998, duke u bërë kështu menaxher i Abbey Road Studios. Megjithatë, kjo nuk zgjati shumë, pasi ai iu kthye shpejt pasioneve – inxhinieri, produksion dhe vetë muzikë!

Puna e Alan Parsons përfshin dekada dhe disiplina, dhe përmes gjithë kësaj ai i konsideron Abbey Road Studios si vendin që ndihej gjithmonë si në shtëpi. Historitë e tyre do të ndërthuren përgjithmonë. Alan ka shumë domethënie për gjenerata të tëra në fushën e muzikës. Puna e tij e rëndësishme me ASSR synon të përcjellë filozofinë dhe teknikat e regjistrimit. Në këtë epokë digjitale me sasi dërrmuese të efekteve dhe shtojcave në dispozicionin, shumë producentë vazhdojnë të punojnë sipas besimit të Alan-it, që “Nëse tingëllon mirë, është mirë”.

Alan është një art roker në zemër, kompozimet e tij kanë një rend të qartë, harmoni logjike dhe instrumente transparente, të ngjashme me ato të grupit Yes ose Genesis. Falë kësaj, instrumentalët e tij gjetën rrugën e tyre në lajmet televizive ose u përdorën si xhingla në evente të ndryshme, duke u bërë edhe më të njohura. Albumi i rindërtuar nga vitet 1980 përfshin, për shembull, pjesën instrumentale Sirius, e cila u bë një element kryesor i arenave të kolegjeve dhe sporteve profesionale në të gjithë Amerikën e Veriut. Instrumentali Mammagamma, nga ana tjetër, u bë i njohur në TVNZ në Zelandën e Re dhe në BBC Uells.

Qoftë si inxhinier, artist, producent, menaxher apo model, Alan Parsons vazhdon të frymëzojë dhe t’i kushtojë njohuritë e tij të pasura në artin e krijimit të disqeve./Katror.info

Përgatiti:

Mahir Elshani
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Jimi Hendrix: Nga ukuleja me një tel te kitaristi më ndikues në histori të muzikës
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Nga Beat letërsia te Rock and Roll: Si William S. Burroughs frymëzoi muzikën moderne
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Epoka e Barış Manço-s në Turqi: Nga trashëgimia osmane te roku anatolian
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Tastieret në rock, nga prapaskena në qendër të skenës
TAGGED:Abbey RoadsAlan ParsonskomponimimuzikepeoplePink FloydrockThe BeatlestingullitopTophomeZeri

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Aksi rrugor Shëngjin-Velipojë drejt finalizimit
Artikulli i ardhshëm Beteja për mbrojtjen e Lumbardhit

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Muzika si formulë e ruajtjes së identitetit

16 Shikime
Foto: Katedralja 'Nene Teresa'
People

Sonte mbahet koncerti solemn për 115-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës

39 Shikime
KuriozitetPeople

Magnus Carlsen e mposht ChatGPT-në në shah pas vetëm 53 lëvizjesh

24 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?