Shfaqjet tek “Reja” kanë vijuar me ‘Albanian Folk Session’. Në Festivalin e Resë ka performuar grupi i përbërë nga Beti dhe Fationi, dy artistë të rinj, të cilët kanë sjellë për publikun këngë folk të përpunuara.
Festivali i Resë, në këtë edicion të 17-të të tij do të prezantojë më shumë se 150 artistë vendas e ndërkombëtarë. Që në performancat e tij të para “Festivali i Resë” ngjalli interesin e kryeqytetasve dhe turistëve që vizitojnë Tiranën, shkruan ATSH.

Performancat përfshijnë shfaqje të dansit bashkëkohor, muzikës, poezisë, bisedave, seminareve, prezantimeve, artit të performancës, filmit pa zë shoqëruar me kolonë zanore live, performancës së karnavaleve, artit të rrugës, si dhe ansambleve dhe orkestrave të mëdha e festive kore dhe DJ-të, ushqim dhe pije.
Sipas organizatorëve REJA që prej instalimit të saj përpara Galerisë Kombëtare të Arteve në 2016, jo vetem është kthyer në një pikë referimi për qytetin,në një atraksion turistik, por edhe një vend alternativ kulturor i cili bashkë me FESTIVALIN E RESË, tashmë në edicionin e tij te 7-të, ofrojnë një program të larmishem kulturor për qytetin dhe komunitetin e Tiranës. Festivali ka nisur me 4 maj dhe do mbyllet më 20 maj./Katror.info