katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    10 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    10 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    10 months ago
    Postimet e fundit
    Nga tetori nis zbatimi i rregullave të reja për udhëtime në zonën Schengen
    12 hours ago
    Qytetarët paralajmërohen: Kujdes nga SMS-të që pretendojnë pagesa gjobash në trafik
    12 hours ago
    Edhe këtë vit blerja e teksteve shkollore do të subvencionohet nga MASHTI
    14 hours ago
    Pesë kadetë nga Kosova diplomojnë në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë
    15 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Vazhdon Programi MCC për Kosovën – Lajm i shkëlqyeshëm nga SHBA
    12 hours ago
    Topliji zimski dani, niži računi: 100 porodica u Skenderaju koristi investiciju EU
    11 hours ago
    ANJF dhe ATRC nënshkruajnë marrëveshje për ofrimin e ndihmës juridike falas për qytetarët
    12 hours ago
    Warmer in the Winter, Lower Bills: 100 Families in Skenderaj Benefit from EU Investment
    12 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Ledia Xhoga në garë për “Booker 2025”, e dyta shqiptare pas Kadaresë
    13 hours ago
    Posta e Kosovës nderon regjisorin Bekim Lumi me pullë postare
    15 hours ago
    Dua Lipa ateron në Prishtinë, 72 orë para pushtimit të skenës
    18 hours ago
    Vlora Konushevci pjesë e Writing Program në Iowa
    18 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI po përgatitet të lançojë GPT-5 në gusht
    3 days ago
    Snapchat tani i njofton miqtë kur arrini sigurt në shtëpi
    3 days ago
    Meta ndalon reklamat politike në BE nga tetori
    5 days ago
    Takimi i parë me delen, reagimi i bebes bëhet viral
    1 week ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Nuk keni përse e blini, ja si të përgatisni akullore me lajthi të pjekura dhe fruta pylli
    16 hours ago
    Bota “fiksohet” pas çajit të gjelbër japonez
    4 days ago
    Mos e bëni më këtë gabim! Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj…
    3 weeks ago
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    10 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Parisi shpallet qyteti më i mirë në botë për çiklizëm
    5 days ago
    ”Forbes” rekomandon Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025
    6 days ago
    Peruja zbulon një thesar antik, qyteti i ndërtuar para më shumë se 3.000 vitesh
    1 week ago
    Piramidat sekrete mbretërore të Skocisë tregojnë historinë e Balmoralit
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Aleksandri, inxhinieri shqiptar që siguron bisedat e WhatsApp-it
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Aleksandri, inxhinieri shqiptar që siguron bisedat e WhatsApp-it

Last updated: 20/12/2022 11:03 PM
162 Shikime
Shpërndaje
FOTO: Business Magazine Albania

Aleksandër Bello është 29 vjeç, por përvoja dhe idetë e tij, nuk kanë lidhje me moshën. Është pa dyshim një mendje e ndritur, që e tejkalon moshën biologjike. I riu nga Tirana, prej afro shtatë vitesh punon në kompaninë WhatsApp, në Karolinën e Veriut, në pozicionin e inxhinierit të softuerëve, mirëpo veç kësaj, kompania i ka besuar edhe një detyrë tjetër të rëndësishme: atë të identifikimit dhe përfshirjes së talenteve të reja në këtë fushë.

Për një djalë që kishte studiuar në gjimnazin “Harry Fultz” në Tiranë, ishte e paimagjinueshme të bëhej pjesë e një kompanie gjigante. “Kisha dëshirë të shkoja në Amerikë për studime, sepse atje investohet shumë për shkencën, kërkimin dhe inovacionin. Në fillim aplikova dhe nuk e dija as nëse do të pranohesha, e jo më që të përfitoja bursë. Thjesht e provova dhe rastisi që mora disa përgjigje. Më pas nuk dija se kë të zgjidhja.”

Aleksandri vendosi të ndiqte studimet në “California Institute of Technology”, pranë Los Anxhelosit dhe i përfundoi ato në vitin 2015. Gjatë viteve të studimit, u përfshi në disa praktika, duke krijuar kështu eksperiencat e para profesionale, që e ndihmuan të ngjitej në majat e një kompanie me emër në fushën e aplikacioneve dhe komunikimit në internet, siç është WhatsApp-i.

Mundesh me e lexu edhe…

Las Vegas do të presë shortin e Kupës së Botës 2026

Pa dyshim që përvoja më e rëndësishme për të deri tani, është ajo në kompaninë WhatsApp, ku fillimisht ishte pjesë e internshipit dhe nuk mendonte se mund të punësohej.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Unë e përdorja shumë aplikacionin WhatsApp, veçanërisht kur shkova në Amerikë. Në verën e vitit 2014, kompania kërkonte studentë për internship. Shumë shokë të mitë, as që e njihnin si aplikacion, sepse në Amerikë nuk është shumë i përdorshëm, kurse për mua ishte shumë e rëndësishme të përfshihesha në atë kompani. Më pëlqente edhe sepse ishte kompani e vogël (jo si Google apo Microsoft) dhe në kompani të vogla ke mundësi të jesh pjesë e çdo arritjeje të madhe,” tha ai për Living.

FOTO: Living.al

Por, sot, WhatsApp-i nuk është më një kompani e vogël, pasi asetet e tij u blenë nga Facebook.

“Kur Facebook-u bleu WhatsApp-in unë isha në praktikë aty. Sigurisht që isha shumë entuziast. Pas blerjes, gjërat nuk kanë ndryshuar shumë. Facebook-u ka investuar në shumë aspekte, në infrastrukturë dhe në njerëz. Përveç faktit që tani jemi rreth 70 inxhinierë, nuk jemi prekur shumë nga zgjerimi i kompanisë dhe kemi ruajtur klimën e ngrohtë mes nesh”, – shprehet Aleksandri.

Detyra e tij si inxhinier në WhatsApp, ka të bëjë me kujdesin ndaj serverave që shërbejnë për shpërndarjen e mesazheve. Pra, në njëfarë mënyre, ai bën të mundur shkëmbimin e bisedave tona të shkruara. Gjithashtu, në kuadër të ndryshimeve të fundit që ka bërë kompania, ai kujdeset edhe për sigurinë e komunikimeve verbale.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Kur vij në Shqipëri, të gjithë më pyesin: ‘A përgjohen bisedat?’ Në sajë të shërbimit Encryption, që prej vitit 2016, është e pamundur të përgjosh një bisedë në Whatsapp”, – shpjegon ai.

Në çfarëdolloj këndvështrimi, është arritje e jashtëzakonshme të jesh pjesë e kompanive si WhatsApp-i dhe Facebook-u. Edhe vetë Aleksandri e vlerëson si një mundësi të madhe dhe na tregon se kolegët e tij janë më të mëdhenj në moshë, e rrethohet ngado me “veteranë”, prej të cilëve ka mundësi të mësojë.

Aleksandri qëndron i lidhur edhe me Shqipërinë. Ai vjen shpesh në Tiranë, jo vetëm për të vizituar familjen, por edhe për të hedhur themelet e projekteve të tij për të ardhmen.

Kur kthen kokën pas për të pare rrugëtimin e tij duket sikur ka ecur me hapa gjigantë, por për djalin nga Tirana, gjërat kanë ardhur gradualisht. Aleksandri është i mendimit se njeriu duhet t’i kujtojë gjithmonë vetes se ku ishte dhe ku është, sepse duke i pare gjërat në retrospektivë, të ndihmon të projektosh të ardhmen. Ai është treguar i fortë dhe i pathyeshëm përballë sfidave dhe gjithnjë e ka pare botën me zemër të pastër, me synimin për ta bërë atë më të mirë.

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Apple vjen me një tjetër vizion për iPhone-n e palosshëm!
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Provoni të konsumoni këto pije para gjumit, mund t’ju ndihmojë të humbni peshë!
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Shkencëtarët zbulojnë një sistem të ri të grupeve të gjakut pas 50 vitesh kërkime?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Studim i ri/Kafja ju ndihmon edhe kundër kësaj sëmundjeje!
TAGGED:Aleksander Bellolajme të miratop3TophomeWhatsApp

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm “Gratë” premierë në Teatrin Kombëtar të Kosovës
Artikulli i ardhshëm Ndryshimi i ri i WhatsApp – i vogël, por brilant!
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Vazhdon Programi MCC për Kosovën – Lajm i shkëlqyeshëm nga SHBA

15 Shikime
Lajme të mira

Topliji zimski dani, niži računi: 100 porodica u Skenderaju koristi investiciju EU

19 Shikime
Lajme të mira

ANJF dhe ATRC nënshkruajnë marrëveshje për ofrimin e ndihmës juridike falas për qytetarët

20 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?