katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    10 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    10 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    10 months ago
    Postimet e fundit
    Bislimi takon shefin e ri të OSBE-së në Kosovë, temë edhe rritja ekonomike
    15 hours ago
    Vetëm edhe 3 ditë na ndajnë nga magjia e Sunny Hill Festival
    16 hours ago
    Komandanti i KFOR-it flet për dy urat e reja që po ndërtohen në Mitrovicë
    16 hours ago
    Reshjet ndihmojnë në shuarjen e zjarreve, dy vatra ende aktive në Shqipëri
    16 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    BQK: Apple Pay tani e disponueshme në Kosovë
    7 hours ago
    9 milionë euro për trajtimin e ujërave të ndotura në Prishtinë
    13 hours ago
    Magji nën yje: Një mbrëmje operistike që mahniti Prishtinën
    14 hours ago
    UP sjell “Mind-Check Corner” në Sunny Hill Festival
    14 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Ozzy Osbourne dhe Black Sabbath arrijnë klasifikime të larta pas vdekjes së “Princit të Errësirës”
    15 hours ago
    “HAPU 2025” sjell art ndërkombëtar në Prishtinë dhe Gjakovë
    20 hours ago
    Njeriu i 180+ rekordeve botërore thyen edhe një rekord
    20 hours ago
    Sopranoja me famë botërore Marigona Qerkezi performon në kryeqytet
    19 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI po përgatitet të lançojë GPT-5 në gusht
    2 days ago
    Snapchat tani i njofton miqtë kur arrini sigurt në shtëpi
    2 days ago
    Meta ndalon reklamat politike në BE nga tetori
    4 days ago
    Takimi i parë me delen, reagimi i bebes bëhet viral
    1 week ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Bota “fiksohet” pas çajit të gjelbër japonez
    3 days ago
    Mos e bëni më këtë gabim! Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj…
    2 weeks ago
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
    2 weeks ago
    Vlerat e rralla të dardhave shqiptare – Zbulojini këtu!
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    10 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Parisi shpallet qyteti më i mirë në botë për çiklizëm
    4 days ago
    ”Forbes” rekomandon Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025
    5 days ago
    Peruja zbulon një thesar antik, qyteti i ndërtuar para më shumë se 3.000 vitesh
    7 days ago
    Piramidat sekrete mbretërore të Skocisë tregojnë historinë e Balmoralit
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: “Alexander”, dokumentari nga Shqipëria, konkurrent për Çmimet “Oscars” për vitin 2024
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

“Alexander”, dokumentari nga Shqipëria, konkurrent për Çmimet “Oscars” për vitin 2024

Last updated: 11/10/2023 11:47 AM
128 Shikime
Shpërndaje
Foto: IBDM

Aleksandër Gruda, mbi tre dekada më parë, vendosi të arratisej nga diktatura komuniste në Shqipëri, së bashku me një grup prej 15 vetash. Mekaniku i flotës detare në Shkodër u arratis duke rrëmbyer një anije luftarake. Por përpjekjet për liri erdhën me një kosto të lartë. Ai humbi vajzën e tij pesë vjeçare, që u vra nga zjarri i rojeve detare. 33 vite më vonë, historia tragjike rikthehet në vëmendjen e publikut shqiptar dhe atij të huaj. Aleksandër Gruda është protagonist në një film dokumentar të titulluar “Alexander”. Dokumentari nga Shqipëria do të paraqitet si konkurrent për Çmimet “Oscars” për vitin 2024.

Në vitin 1990, pak para rënies së sistemit komunist në Shqipëri, jeta nën atë regjim ishte bërë e padurueshme për Aleksandër Grudën, një mekanik i flotës detare në Shkodër, që ishte pushuar nga puna me vendim të ministrisë së brendshme.

Pak muaj pas vërshimit të qytetarëve në ambasadat e huaja në Tiranë, ai mori vendimin që të arratisej së bashku me gruan, që në atë kohë ishte shtatzënë, vajzën 5 vjeçare dhe disa miq të tjerë.

Mundesh me e lexu edhe…

Pse pushuesit po zgjedhin të shkëmbejnë relaksin me aventurën

Në shtator të vitit 1990 ai udhëhoqi arratisjen e një grupi prej rreth 15 vetash.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Zoti Gruda, asokohe 36 vjeçar, rrëmbeu një anije luftarake shqiptare dhe u nis në drejtim të Malit të Zi, atëherë pjesë e Jugosllavisë.

“Unë po diskutoja edhe me disa shokë. Unë dua ta bëj këtë që të sigurohem se nuk do të zgjatet më ky sistem. Pra ishin ambasadat… kushedi si do të shkojë… tash është anija, duke u vënë kapakun të gjithave. Isha njëqind për qind i sigurt që ka marrë fund, se gjithçka është në duart e popullit. Gjithçka është për një jetë tjetër”, thotë për Zërin e Amerikës i mbijetuari i komunizmit.

Arratisja nuk shkoi ashtu siç ishte planifikuar. Anija u diktua dhe ndaj saj u hap zjarr.

Për pasojë, vajza pesë vjeçare e Aleksandrit, Anisa Gruda, humbet jetën.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Vjen një prej tyre dhe më thotë, Sandër të kanë vrarë vajzën. Kur më tha të kanë vrarë vajzën, në moment varet se si e kupton, si reagon. Thash duhet të jetë plagosur, nuk më tha që ka vdekur. Të kanë vrarë mund të nënkuptojë që është plagosur. Atëherë thashë sa më shpejt të dalim matanë. Predhat vazhdonin, nuk ndalonin”, vazhdon zoti Gruda rrëfimin e tij për Zërin e Amerikës.

Grupi arriti të arratisej. Pas disa muajsh qëndrimi në ish Jugosllavi, zoti Gruda u largua drejt Shteteve të Bashkuara ku jeton edhe sot me gruan dhe dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.

Megjithëse kanë kaluar 33 vjet, kujtimet e asaj ngjarje tragjike janë ende të freskëta.

“Unë fotografinë e vajzës e kam këtu, e mbaj gjithmonë, e kam të paharrueshme. Më duket sikur e lashë këtë fëmijë, sikur ajo nuk donte të vinte, por e mora, e mora me zor, sikur donte të më thoshte nuk dua të vij, mos më vrit baba. Unë e mora atë për ta shpëtuar. Është pesë vjeç e gjysmë”, thotë zoti Gruda.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kjo histori tragjike është kthyer në një film dokumentar të titulluar “Alaxander”, protagonist i së cilit është vetë Aleksandër Gruda.

Regjisori Ardit Sadiku thotë se ky projekt u realizua midis Nju Jorkut, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Australisë.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Sadiku thotë se qëllimi i projektit është të ndajë me shikuesit heroizmin e përpjekjeve për liri të Alekeksandër Grudës, familjarëve e miqve të tij.

“Sepse Aleksandri, si shumë të tjerë, e mori atë hap të madh në një formë shumë heroike, sepse ai ka rrezikuar jetën e tij, familjes dhe të miqve të tij. Për mua objektivi kryesor nuk ka qenë të tregoj se sa i ashpër ishte komunizmi, sepse atë e dimë ne, e di e gjithë bota si ka qenë Shqipëria, por të tregoj se çfarë mund të bëjë një person që të arrijë lirinë”, thotë zoti Sadiku.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Realizimi i këtij filmi lehtëson dhimbjen e Aleksandrit, i cili vazhdon ta vuajë humbjen e vajzës nga dora e sistemit komunist.

“Duket që kam kalu një jetë dyfishe. Duket se jam ripërtri, se kam kenë nën stresin dhe presionin e kësaj vajze tan jetën. Bile, bile e kam dënu vedin, e kam dënue që të mos gëzoj këtu veç për hir të saj. Tash me kët film i ka la të gjitha”, thotë zoti Gruda me zë të dridhur, mes lotësh.

Filmi dokumentar “Alexander” është përzgjedhja zyrtare e Shqipërisë për Akademinë e Çmimeve “Oscars” në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar” për vitin 2024.

Regjisori Sadiku nuk dëshiron të komentojë mbi pritshmëritë e tij në garën më të njohur të filmit në botë, por jep një mesazh për të gjithë regjisorët e rinj.

“Të shpërvjelin mëngët dhe të bëjmë filma, të mos presim. E kamë vënë re këtë dëshirën që të presim, por duke pritur humbet dëshira për të realizuar një film, të bësh atë që do dhe të bësh ndonjë ndryshim, sepse duke mos bërë ndryshim ti përfundon duke bërë mbijetesë. Nuk është zgjidhje që vetëm të mbijetojmë”, thotë zoti Gruda.

Ceremonia e shpalljes së fituesve të Çmimeve “Oscars” zhvillohet në mars të vitit të ardhshëm. /Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    BQK: Apple Pay tani e disponueshme në Kosovë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Pse pushuesit po zgjedhin të shkëmbejnë relaksin me aventurën
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Cristiano Ronaldo zyrtarisht miliarder – por nuk është futbollisti më i pasur në botë!
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Bursa për 27 sportistët, Distria Krasniqi në krye të listës
TAGGED:Alexandercmimet oscarsShqiperiatop3

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Rokeri nobelist
Artikulli i ardhshëm Përpara se të bëhej këngëtar – Maluma zbulon se ka luajtur për dhjetë vjet futboll

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Ozzy Osbourne dhe Black Sabbath arrijnë klasifikime të larta pas vdekjes së “Princit të Errësirës”

23 Shikime
People

“HAPU 2025” sjell art ndërkombëtar në Prishtinë dhe Gjakovë

27 Shikime
People

Njeriu i 180+ rekordeve botërore thyen edhe një rekord

19 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?