Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka thënë se është krenare që mbështet ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës për pjesëmarrjen e tyre në programin e trajnimit “Joint Readiness Training Center”.
Në një postim në Facebook, akjo ambasadë thekson se ushtarët kosovarë stërviten së bashku me njësitë e ushtrisë amerikane në Fort Johnson, Luiziana – një nga qendrat kryesore të stërvitjes luftarake të ushtrisë amerikane.
”Ky moment historik pasqyron partneritetin në rritje të mbrojtjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës dhe tregon përkushtimin e FSK-së për të ndërtuar një forcë moderne, profesionale dhe të gatshme për misione, të aftë për të kontribuar në paqen dhe sigurinë globale”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Ky bashkëpunim është edhe pjesë e marrëveshjes më të gjerë të Security Cooperation që Kosova ka me SHBA-në, dhe përfshin gjithashtu programin State Partnership Program (SPP) me Iowa National Guard (IANG).
Nga liderët Kosovarë dhe nga përfaqësuesit amerikanë, u tha se pjesëmarrja e 152 pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në stërvitjen e përbashkët me ushtrinë amerikane në Qendrën e Stërvitjes për Gatishmëri të Përbashkët (JRTC) në Fort Johnson, Louisiana, përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e partneritetit në fushën e mbrojtjes mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas kthimit nga një vizitë në SHBA, uroi ushtarët për një udhëtim të sigurt dhe suksese në këtë stërvitje, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së FSK-së në programe të tilla ndërkombëtare. /Katror.info
Përgatiti:
