Në përvjetorin e 17-të të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka dërguar urime të ngrohta për popullin dhe institucionet kosovare.
Në një video mesazh, ambasadori Rohde tha se ndërsa “sot festojmë një moment të rëndësishëm, Ditën e Pavarësisë tuaj, në emër të Gjermanisë dhe të gjithë Ambasadës Gjermane, ju dërgoj urimet më të sinqerta.”
Ai tha se që nga shpallja e pavarësisë 17 vjet më parë, Kosova ka bërë hapa të mëdha në demokraci, ekonomi dhe marrëdhënie ndërkombëtare.
“Udhëtimi juaj drejt sovranitetit është shënuar nga qëndrueshmëria dhe vendosmëria. Gjermania ka qenë krenare që ka qëndruar pranë jush, duke mbështetur këtë udhëtim. Marrëdhënia jonë dypalëshe është dëshmi e lidhjes së fortë mes dy popujve tanë. Bashkë, kemi arritur përparim të madh dhe do të vazhdojmë të punojmë krah për krah.
Ai tutje shtoi se “pavarësia e Kosovës nuk është vetëm një simbol, por një realitet i gjallë i dëshmuar nga krijimi i institucioneve të forta shtetërore dhe përparimi që ka bërë që nga ajo kohë.
“Le të shohim përpara dhe të vazhdojmë partneritetin tonë të fortë. Urime Kosovë!”/Katror.info