katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    9 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    9 months ago
    Postimet e fundit
    Inspektorati konstaton se kushtet e punës në Pallatin e Drejtësisë janë jashtë standardeve
    8 hours ago
    Protestojnë kompanitë e autobusëve, paralajmërojnë grevë e bojkotim të Stacionit të Autobusëve
    9 hours ago
    AGK publikon raportin vjetor për lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve në Kosovë
    11 hours ago
    BMW tërheq mbi 70,000 makina elektrike për shkak të një problemi në softuer
    14 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Shqiptarja që vlerësohet si një ndër 5 shkencëtaret më të mira në Kanada
    10 hours ago
    Zgjerohen linjat 3A dhe 11 në Prishtinë
    11 hours ago
    Të rinjtë në Kosovë – zëri i ndryshimit për një të ardhme më të gjelbër
    15 hours ago
    Marta Kos veçon Shqipërinë si shembull suksesi nga rajoni
    15 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Shqiptarja që vlerësohet si një ndër 5 shkencëtaret më të mira në Kanada
    10 hours ago
    Roger Federer bëhet zyrtarisht miliarder, tre vjet pas pensionimit
    13 hours ago
    Vetëm tre aktorë në garë për rolin e ri të James Bond
    13 hours ago
    Miley Cyrus dhe Naomi Campbell bashkojnë forcat në videoklipin e ri muzikor
    14 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Si u bë ‘Labubu’ një fenomen global?
    2 weeks ago
    Threads shton opsionin “Spoiler”: Diskuto pa prish surpriza!
    2 weeks ago
    Apple prezantion iOS 26: Nivel i ri inteligjence dhe produktiviteti
    2 weeks ago
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    E pasur me lëndë ushqyese, dardha ndihmon në shëndetin e lëkurës dhe shëron plagët!
    1 day ago
    A e mbron kafeja mëlçinë nga prekja e sëmundjeve?
    3 weeks ago
    Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës
    3 weeks ago
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    4 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    9 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    TTW: Shqipëria drejt destinacionit ultra-luksoz për turistët e elitës
    3 days ago
    40 mijë vizitorë gjatë 5 muajve në Parkun Arkeologjik të Apolonisë
    5 days ago
    Nju Jorku, qyteti i 700 gjuhëve
    7 days ago
    Gjipe dhe Grama mes plazheve më të bukura të Evropës për 2025
    7 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Ambasadori suedez: Kosova ka nevojë ta reklamojë veten, suedezët po e shohin potencialin e saj
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Ambasadori suedez: Kosova ka nevojë ta reklamojë veten, suedezët po e shohin potencialin e saj

Last updated: 29/05/2024 12:27 PM
99 Shikime
Shpërndaje

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka thënë se kompanitë suedeze kanë filluar ta shohin potencialin e Kosovës. Në një intervistë për Ekonomia Online, ai ka thënë se Kosova ofron kushte të mira për tërheqjen e investimeve të reja, me taksa dhe paga të ulëta, por ka nevojë për më shumë marketing.

Ai ka thënë se interesimin më të lartë e ka parë nga kompanitë teknologjike suedeze dhe qendrat e thirrjeve (call centers).

Si shembull, ai ka përmendur inaugurimin e një kompanie të re suedeze në Kosovë “Sigma Technology Group”, javën e kaluar.

Mundesh me e lexu edhe…

Protestojnë kompanitë e autobusëve, paralajmërojnë grevë e bojkotim të Stacionit të Autobusëve

Kjo kompani, siç ka thënë ai, po planifikon që t’i punësojë rreth 150 punëtorë në tri vitet e ardhshme në Kosovë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Westerlund ka thënë po ashtu se sipas disa studimeve, shqipfolësit kanë tendencë ta flasin gjuhën angleze më mirë se vendet e rajonit dhe se pikërisht për këtë arsye kompanitë suedeze po i konsiderojnë më shumë Kosovën dhe Shqipërinë për hapjen e qendrave të thirrjeve.

Sipas tij, trendi i ri është që kompanitë e vendosura para 20-30 vitesh në vendet aziatike si India dhe Indonezia, kanë filluar të rivendosen në Evropën Juglindore.

Ai ka shtuar se është shumë i përkushtuar që ta rrisë tregtinë mes Kosovës dhe Suedisë.

“Ka pasur pak tregti mes Kosovës dhe Suedisë. Kompanitë kosovare janë mjaft të mira ne shitjen e produkteve në Austri, Zvicër dhe Gjermani. Kjo është edhe për shkak të diasporës. Edhe ne kemi një diasporë me kosovarë në Suedi, rreth 65 mijë njerëz. Prandaj, kjo është edhe puna ime dhe e ambasadorit të Kosovës në Stokholm, që të punojmë në këtë drejtim. Kemi filluar një odë nordike të tregtisë, vitin e kaluar. Para se të vija këtu, verën e vitit 2023, po mendoja se kemi një odë nordike të tregtisë në Beograd, një në Tiranë dhe Sarajevë, e pyeta veten pse jo edhe një në Kosovë”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ka interesim të lartë nga kompanitë suedeze, ose për ta filluar prodhimin këtu, ose për ta transferuar prodhimin këtu, sidomos kompanitë teknologjike. Javën e kaluar, patëm inaugurimin e një kompanie suedeze “Sigma Technology Group”.

Është një kompani aktuale në Kosovë, e quajtur “Up Bytes” me 17 punëtorë dhe ideja është që ata do ta fillojnë biznesin këtu përmes kësaj kompanie dhe do ta rrisin kompaninë deri në 150 punëtorë brenda tre vitesh. Ka kompani tjera të interesuara gjithashtu”, është shprehur ai.

Një shembull tjetër suksesi që ambasadori ka përmendur ishte edhe kompania telefonike suedeze “Ericsson”, e cila është duke operuar që disa vite dhe ka përmirësuar shumë shërbimet telefonike në Kosovë.

“Kemi edhe kompaninë telefonike suedeze ‘Ericsson’, e cila është duke punuar tashmë për disa vite në Kosovë dhe po përmirëson dukshëm shërbimet telefonike. Por, pjesa më e mirë është se ata do të fillojnë qendrën e tyre R&D, për hulumtime, në Prishtinë. Do t’i punësojnë rreth 45 persona duke punuar në këtë qendër. Çdo qendër e tillë është e rëndësishme sepse kjo do të thotë se mund ta krijosh një qendër teknologjike për Kosovën, e cila shpërndahet në kompani tjera më të vogla pastaj dhe qendra tjera hulumtuese”, ka thënë ai.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Mirëpo, ai ka theksuar se Kosova duhet të përpiqet më shumë t’i arrijë kompanitë e kryeqyteteve të tjera dhe t’u tregojë se është vend i mirë për të filluar biznes.

“Shoh potencial të madh në Kosovë. Mendoj se Kosova ka kushte të shkëlqyera për të tërhequr investime. Ka taksa të vogla dhe rroga jo shumë të larta në krahasim me vendet tjera në Evropë. Besoj se themeli është aty, por Kosova ka nevojë për më shumë dialog, më shumë marketing. Duhet më shumë komunikim me kompanitë e kryeqyteteve tjera, për t’ju treguar se Kosova është një vend i mirë për të filluar një biznes”.

“Shoh një interesim të madh nga kompanitë suedeze edhe për ‘call centers’. Para 20-30 vitesh ka qenë një fenomen në Evropë për t’i shpërngulur këto ‘call centers’ në Azi, në vendet si India dhe Indonezia. Tani po e shohim të kundërtën, këto kompani po shpërngulen në Evropën Juglindore”, ka thënë ai.

Ai ka treguar se me ndihmën e inteligjencës artificiale, këto kompani, në vend se t’i punësojnë 1000 punëtorë, mund t’i kenë vetëm 100 të tillë, prandaj ka shumë kompani të interesuara që të vendosen në Kosovë.

“Një shembull që e kam dëgjuar është se nëse ke një kompani me 1000 të punësuar në Indi, një ide biznesi do të ishte shpërngulja e kësaj kompanie në Kosovë dhe përdorimi i inteligjencës artificiale. Në vend se të kesh 1000 të punësuar, mund t’i kesh vetëm 100. Siç mund ta kuptoni kjo mund të jetë shumë përfituese për një kompani. Po e shoh se ka kompani suedeze të interesuara ta bëjnë këtë, pra të zhvendosin qendrat e thirrjes nga Azia në Kosovë”.

“Një fakt interesant është që kompanitë kanë shikuar karakteristika gjuhësore të gjuhëve të ndryshme në Evropë, dhe ekspertët gjuhësorë kanë konkluzionet se gjuha shqipe, pra ata që e flasin gjuhën shqipe, e flasin gjuhën angleze më së miri, pa ndonjë theks. Prandaj, kjo është një arsye pse ato po e konsiderojnë Kosovën”, ka thënë Westerlund për EO./Ekonomia Online

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Ambasadorja e Vullnetit të Mirë, Elvana Shala, nderohet me çmimin ndërkombëtar “Iconic Women Award” në Dubai
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Samiti i NATO-s me lëvdata për Trumpin, diskutime për Nenin 5…
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Ndreu: Shezlonët – katër euro në qendër të Shëngjinit, pesë euro në Ranën e Hedhun
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Distria Krasniqi, xhudistja më e mirë në botë në të gjitha kategoritë
TAGGED:Call CenterKosovaLajme te miraPotencialiSuediatoptophome2

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Mot me diell dhe vranësira
Artikulli i ardhshëm Rreth 300 lojtarë të pingpongut nga 20 shtete të botës në Prishtina Open 2024

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të miraPeople

Shqiptarja që vlerësohet si një ndër 5 shkencëtaret më të mira në Kanada

14 Shikime
Lajme të mira

Zgjerohen linjat 3A dhe 11 në Prishtinë

11 Shikime
Lajme të mira

Të rinjtë në Kosovë – zëri i ndryshimit për një të ardhme më të gjelbër

15 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?