Këto ditë aktorja Angelina Jolie po ndiqet nga afër në rrugët e nxehta të Nju Jorkut; zonja fatale u largua nga Los Anxhelosi, ku jeton me familjen e saj dhe u vendos përkohësisht në “Mollën e Madhe”, dhe arsyeja për këtë sigurisht është e një natyre biznesi.
Ka pasur një debat të madh se përse aktorja vishet gjithmonë me të zeza dhe ajo ka vendosur t’u japë fund spekulimeve dhe të shfaqet me një nuancë më të çelur dhe gazmore.
Angie u pa me një kostum ngjyrë bezhë të errët, të cilin e plotësoi me një bluzë të së njëjtës ngjyrë, ndërsa xhaketa dhe pantallonat i rrinin në mënyrë perfekte.
Syzet e zeza, një çantë me një model interesant që ajo i mban shpesh këto ditë dhe sandalet ngjyrë bezhë – kompletuan veshjen.
Ajo që ra në sy ishte se sa në mënyrë të përkryer kjo zgjedhje e garderobës dhe nuancës përputhej me ngjyrën e flokëve të Angelina-s – të cilën e ka hapur plotësisht.
Banorët e “qytetit që nuk fle kurrë” janë nderuar me praninë e saj këto ditë dhe po admirojnë shijen e modës së aktorës së famshme./Katror.info