Këngëtarja e njohur Rihanna dhe partneri i saj, muzikanti ASAP Rocky, janë bërë prindër për herë të të dytë. Këngëtarja lindi fshehurazi një djalë në fillim të këtij muaji, raporton TMZ.
Burime pranë Rihannës bëjnë të ditur se ajo ka lindur më 3 gusht në Los Angeles. Emri i djalit nuk dihet ende, por thuhet se ndoshta fillon me shkronjën R.
Kujtojmë që këngëtarja lajmin për shtatzëninë e ka bërë të ditur në shkurt të këtij viti, gjatë performancës së saj në gjysmëfinale të Super Bowl. Ata patën fëmijën e tyre të parë në maj 2022 dhe e quajtën djalin RZA Athelston Mayers.
Së fundmi janë shfaqur informacione të rreme se këngëtarja ka sjellë në jetë një vajzë në fshehtësi, por ky lajm rezultoi si i pavërtetë./Katror.info