Aktorja Angelina Jolie, e cila nuk është parë me meshkuj që nga shkurorëzimi me Brad Pitt në vitin 2019, por vetëm me fëmijë dhe bashkëpunëtorë, tani ka nxitur thashethemet se ka një partner të ri pas fotove të paparacëve që u shfaqën në publik.
Fotot u publikuan dhjetë ditë pasi ish-bashkëshorti i saj festoi 60-vjetorin dhe takimi misterioz u zhvillua në butikun e Angelina-s “Atelier” në Nju Jork.
Ajo u largua nga dyqani luksoz i markës së re të modës në një humor të dukshëm, në shoqërinë e një djali të panjohur shumë më të ri, dhe paparacët që e rrethuan nga të gjitha anët e përshëndeti me buzëqeshje.
Duke qenë se ata u shfaqën bashkë në mes të thashethemeve për dashurinë e re të Brad-it, me një femër 27 vjet më të re se ai, kjo ngjalli dyshimet se edhe ajo ka “kthyer një fletë të re” në jetën e saj, të paktën përsa i përket dashurisë./Katror.info