Modeli kinez i inteligjencës artificiale ERNIE Bot, i gjigantit teknologjik Baidu, ka më shumë se 100 milionë përdorues, sipas një përfaqësuesi të kësaj kompanie.
Më 16 mars, kompania Baidu prezantoi modelin e saj gjenerues të inteligjencës artificiale (AI) ERNIE Bot dhe në faqen e internetit të kompanisë kineze thuhet se mund të japë përgjigje të sakta, logjike dhe të qarta që i afrohen përgjigjeve që do të jepte një qenie njerëzore, raporton Reuters.
Bashkëthemeluesi, presidenti dhe CEO i Baidu, Robin Li më pas demonstroi aftësitë gjithëpërfshirëse të ERNIE Bot në pesë fusha – krijimtarinë letrare, biznes, matematikë, të kuptuarit e kinezishtes dhe prodhimin e përgjigjeve që përfshijnë modalitete të ndryshme si imazhi, teksti dhe zëri.
ERNIE është një akronim për “Përfaqësimi i zgjeruar përmes integrimit të njohurive”.
Në tetor, kompania Baidu prezantoi versionin e përditësuar të këtij chatboti ERNIE 4.0 dhe me atë rast njoftoi se arriti nivelin e produktit konkurrues amerikan ChatGPT-4 për sa i përket kapacitetit të memories, raportojnë mediat./Katror.info