Anibar është një festë vjetore e krijimtarisë dhe inovacionit në botën e animacionit. Ky festival i mbajtur çdo verë në qytetin e Pejës shfaqë filma të shkurtër të animuar nga e gjithë bota, duke ofruar një platformë për animatorët e talentuar për të ndarë historitë e tyre unike dhe vizionet artistike.
Këtë vit, Anibar po realizon edicionin e 15 të Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit, ku përgjatë një jave organizohen aktivitete të ndryshme si hfaqje filmash, seminare, prezantime, masterklasa, panele, ekspozita, konkurse prodhimi, koncerte muzikore dhe fushata ndërgjegjësuese bazuar në temën e çdo edicioni.
Kësaj radhe, Anibar kthehet me edicionin e tij të 15-të të festivalit nga data 15 deri më 21 korrik 2024 në qytetin e Pejës duke mbledhur të gjithë në një nga ngjarjet më të mëdha kulturore në vend, si dhe një nga tubimet më të mëdha të industria e animacionit në rajon.
Prandaj, ky festival ka hapur thirrje e cila do jetë e hapur deri më 24 mars, ku të gjithë animatorët që dëshirojnë të shfaqin punën e tyre kanë të drejtë aplikimi nën disa kushte të vendosura nga organizatorët, raporton Katror.info.
“Ki parasysh se ne zgjedhim vetëm filma të shkurtër të animuar deri në 30 minuta që janë përfunduar pas datës 1 janar 2023. Filmat e përfunduar përpara datës së caktuar nuk mund të marrin pjesë. Për më shumë, duhet të lexoni listën e plotë të Rregullave dhe Kushteve tona përpara se të dorëzoni! Keni kohë deri më 31 Mars 2024”, thuhet në njoftimin e Anibar.
Këtu e gjeni edhe linkun për aplikim:
filmfreeway.com/AnibarAnimationFestival
Ndërsa më tutje në njoftim po ashtu thuhet se filmat e përzgjedhur do të shfaqen gjatë Festivalit të Animacionit Anibar, duke ofruar ekspozim për një audiencë të larmishme dhe entuziaste të adhuruesve të animacionit, profesionistëve të industrisë dhe krijuesve të tjerë./Katror.info