Filmi i Disney-t “At-Man and the Wasp: Quantumania” arriti në 110 milionë dollarë në arkat e brendshme.
Filmi shtoi 121 milionë dollarë në arkat ndërkombëtare, duke e çuar shifrën e tij globale në 225 milionë dollarë. arriti në 110 milionë dollarë në arkat e brendshme, duke kaluar pritshmëritë.
Aventura e superheroit, me Paul Rudd dhe Evangeline Lilly në rolin e Ant-Man and the Wasp, pritet të sjellë 118 milionë dollarë ose 120 milionë dollarë nga 4,345 kinema të Amerikës së Veriut.
“Ant-Man 3” kryesoi listat e biletave mbi një tjetër aventurë. “Avatar: The Way of Water”, qëndroi në vendin e dytë në fundjavën e 10-të të publikimit, duke shtuar 6.4 milionë dollarë gjatë fundjavës dhe rreth 8 milionë dollarë deri të hënën nga 2675 kinema.
Deri më sot, vazhdimi fantastiko-shkencor ka gjeneruar 658 milionë dollarë në Amerikën e Veriut, duke tejkaluar “Jurassic World” të 2015-ës si filmi i nëntë më i madh në historinë e arkateve vendase.
Gjatë fundjavës, “The Way of Water” ka kaluar 2.2433 miliardë dollarë në nivel global, mjaftueshëm për të kaluar “Titanic” (2.2428 miliardë dollarë) si filmi i tretë me fitimet më të larta të të gjitha kohërave./Katror.info