Numarics, një kompani tashmë e njohur e kontabilitetit, auditimit dhe financave, me zyrat e saj në Cyrih dhe Prishtinë, është nominuar për çmimin prestigjioz zviceran ‘Best of Swiss Apps Awards’.
Ky çmim u jepet aplikacioneve më të mira që zhvillohen dhe përdoren në Zvicër.
Në fakt, Numarics (buchhaltung), aplikacion i bashkëthemeluar nga shqiptari Kristian Kabashi, e ka fituar edhe çmimin ‘Gold’ në kategorinë ‘Enterprise’ në vitin 2021, ndërsa tanimë synohet fitimi i çmimit kryesor.
Numarics u themelua në vitin 2021 nga Dominique Rey dhe Kristian Kabashi. Me zyra në 9 lokacione në Zvicër dhe 2 zyra në Prishtinë, Numarics po revolucionarizon procesin e kontabilitetit dhe taksave për firmat zvicerane. Dixhitalizimi i procesit të kontabilitetit me automatizim përmes aplikacionit u ndihmon themeluesve të kompanive të fokusohen në punën e tyre, ndërsa kontabiliteti mirëmbahet nga ekipi Numarics./Katror.info