1,300 fakultete, përfshirë Universitetet prestigjoze Harvard, Yale e Georgetown, përdorin Crossplag për identifikimin e plagjiaturës dhe zbulimin e teksteve të shkruara nga inteligjenca artificiale. Crossplag është zhvilluar nga djem e vajza nga Kosova. Lajmi u bë i ditur nga Innovation Centre Kosovo (ICK).

“Jemi shumë të lumtur që si ICK kemi qenë pjesë e rrugëtimit të këtij ekipi fantastik, nëpërmjet shërbimeve të inkubatorit, ndihmës financiare, konsulencës dhe mentorimit,”ka shkruar ICK nw Facebook.
Në faqen e internetit të Crossplag thuhet se “Crossplag™ është mjeti më holistik për kontrollin e plagjiaturës.
“Ne jemi të përkushtuar ndaj demokratizimit të kontrollit të plagjiaturës, ndërkohë që u mundësojmë përdoruesve të kenë pronësi dhe kontroll të plotë mbi të dhënat e tyre.”
Platforma mund të përdoret nga studentët, profesorët, blogerët dhe autorët e shkrimeve të ndryshme.
Crossplag thotë se vizion i tyre është mbështetja e individëve dhe institucioneve për ruajtjen e integritetit akademik dhe sigurimin e origjinalitetit në shkrimet e tyre pa barriera gjuhësore./Katror.info