Të ardhurat e Apple për 3 muajt e vitit në Indi arrijnë rekord, 6 mld $. Sipas Bloomberg News, shitjet janë rritur me 50% në krahasim me të nëjtjën periudhë të vitit të kaluar, ndërkohë që publikimi i rezultateve tremestrale nga vetë kompania duhet të dorëzohet në 4 Maj.
Në Indi, shteti me 1.4 mld banorë, Apple hapi dyqanin online në vitin 2020, ndërkohë që ditën e martë inaugurohet edhe dyqani i parë “In loco” i markës së njohur, në një zonë luksoze dhe financiare të Mumbait. Politika e kompanisë është mëse e qartë duke parë e ecurinë e shitjeve, dhe për të shfrytëzuar kërkesën në rritje të klasës së mesme.
Sipas parashikimeve, pritet që shitjet të njohin rritje, dhe për këtë arsye, ditën e enjte është programuar të hapet edhe një dyqan tjetër në New Delhi./Katror.info