Apple iOS 17 do të zbatojë një nga përditësimet më të mëdha të iPhoneve viteve të fundit.
Ndër të tjera, përditësimi i ri sjell transkriptimin e postës zanore në kohë reale, “postera kontakti” që do t’i lejojnë përdoruesit të zgjedhin foton që shfaqet kur telefonojnë kontaktet që kanë në iPhone dhe një ndërfaqe të re përdoruesi.
Por, në rrjetet sociale vëmendjen më të madhe e tërhoqi informacioni për zhvendosjen e ikonës së ndaljes së thirrjeve.

Gjegjësisht, në versionet beta të iOS 17, Apple ka zhvendosur ikonën “End call”. Tani ky opsion është zhvendosur në këndin e poshtëm djathtas të ekranit, ndërsa deri më tani ishte në mes të të tretës së pjesës së poshtme të ekranit. Shumë po ankohen tashmë se kjo do t’u shkaktojë probleme të mëdha në fillim.
“Tashmë shoh që do të klikoj automatikisht në vendin e vjetër”, “Do të duhen muaj të mësohem”, “Çfarë problemesh do të kem me shkëputjen”, janë disa nga komentet e përdoruesve.
iOS 17 do të lansohet gjatë vjeshtës, pas prezantimit të modeleve të reja të iPhone.
Kjo nuk është hera e parë që Apple ka rinovuar ndërfaqen e përdoruesit për të vendosur butonat kryesorë më afër fundit të telefonit, veçanërisht kur ekranet e telefonit bëhen më të mëdhenj.
Në vitin 2012, Apple ndryshoi shfletuesin e saj Safari në iOS 15 beta për të zhvendosur fushën e URL-së në fund dhe për të përditësuar dizajnin. Megjithatë, në kohën kur u publikua versioni përfundimtar në shtator, Apple kishte harmonizuar dizajnin, kishte ndryshuar disa vecori dhe u kishte dhënë përdoruesve mundësinë për të zhvendosur fushën e URL-së përsëri në krye të faqes./Katror.info